🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 06 August 2026
S&P 500 7,710 ▼0.18%
DOW 53,885 ▼0.85%
NASDAQ 26,348 ▼0.06%
NAFTA 78.23 ▲4%
ARI 4,299 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $64,499 ▼ -0.42% ETH $1,909 ▼ -0.26% XRP $1.0350 ▼ -3.15% SOL $72.9800 ▼ -1.79%
S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.23 ▲4 % ARI 4,299 ▼0.15 % S&P 500 7,710 ▼0.18 % DOW 53,885 ▼0.85 % NASDAQ 26,348 ▼0.06 % NAFTA 78.23 ▲4 % ARI 4,299 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1552 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 93.2086 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3362 EUR/TRY 54.9819 EUR/JPY 182.04 EUR/CAD 1.6194
06 Aug 2026
Breaking
Politika

Debati te “3D”, Logu analizon raportet e tensionuara të opozitës me faktorin ndërkombëtar: Në vend është instaluar një demokraci ambasadoriale

Emisioni “3D” i moderuar nga Alban Dudushi në RTSH, ka vendosur në qendër të diskutimit marrëdhëniet e tensionuara të Partisë Demokratike me faktorin ndërkombëtar, nën temën: “PD, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm”. I ftuar në panel, avokati Besard Logu ka ofruar një optikë mbi rolin e opozitës dhe fenomenin që ai e cilëson si “instalim të një demokracie ambasadoriale” në Shqipëri.

Sipas Logut, lëvizjet e fundit të opozitës nuk duhen parë si një konflikt i hapur, por si një përpjekje për të imponuar rolin e saj natyral në një demokraci funksionale. Ai theksoi se opozita po zgjedh të thotë të vërtetat jo vetëm përballë qeverisë, por edhe ndaj përfaqësive diplomatike, të cilat shpesh kanë një rol protagonist në politikën e brendshme.

Logu hodhi hije dyshimi mbi ecurinë e karrierave të disa diplomatëve pas shërbimit në Tiranë:

“Çuditërisht, shumë diplomatë që vijnë në Shqipëri mbyllin karrierën e tyre ose dalin në pension të parakohshëm menjëherë pas largimit nga vendi ynë. Nuk e shoh si përplasje të ashpër me ambasadorin e BE-së, por si një fakt që PD po thotë të vërtetën e saj.”

Një nga pikat e analizës së Logut ishte konstatimi se prej 35 vitesh, ambasadat kanë luajtur një rol konkret dhe shpesh përcaktues në zhvillimet politike shqiptare.

“Në vend është instaluar një demokraci ambasadoriale. Reagimi i tyre është pjesë e realitetit tonë, ashtu siç reaguan edhe për dhunën në protestat e PD-së. Por ajo që më bën përshtypje është se po anashkalohet burimi dhe shkaku i konfliktit,” u shpreh ai.

Avokati Logu u ndal edhe te përplasja në distancë mes Sali Berishës dhe Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Ai mbrojti tezën se akuzat ndaj opozitës si “kundërtare të integrimit” nuk qëndrojnë, por në fakt është procesi ai që ka ngecur për arsye të tjera.

Logu vuri në dukje se PD ka një bashkëpunim të ngushtë me faktorin evropian, veçanërisht me partinë gjermane CDU. Ai përmendi Malin e Zi si shembull, i cili tashmë ka kaluar përpara Shqipërisë në procesin e integrimit, pavarësisht se dikur ishin në të njëjtën linjë.

Logu theksoi se integrimi është bllokuar faktikisht, duke hedhur poshtë pretendimet se opozita po mban një linjë penguese.

Sipas Logut, sfida mbetet te diskutimi i shkaqeve reale të krizës dhe jo te retorika diplomatike që shpesh mbulon problemet e thella të demokracisë shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.