☁️
Tiranë 28°C · Vranët 08 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 94.58 ▲4.46%
ARI 4,312 ▼1.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $63,508 ▲ +1.24% ETH $1,668 ▲ +1.62% XRP $1.1469 ▼ -1.17% SOL $66.1400 ▲ +0.5%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.58 ▲4.46 % ARI 4,312 ▼1.23 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 94.58 ▲4.46 % ARI 4,312 ▼1.23 %
EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1533 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9177 EUR/ALL 95.2373 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.3431 EUR/TRY 53.1800 EUR/JPY 184.82 EUR/CAD 1.6074
08 Jun 2026
Breaking
Politika

Mërtiri në “3D”: Ndërkombëtarët nuk janë shkaktarët e rrënimit tonë. “Vrasja e demokracisë” produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar

Në emisionin “3D” të moderuar nga Alban Dudushi në RTSH, tema mbi raportet e Partisë Demokratike me faktorin ndërkombëtar ka nxitur diskutime të forta. Analisti Ergys Mërtiri ka mbajtur një qëndrim kritik, duke hedhur poshtë retorikën që fajëson diplomatët e huaj për gjendjen e vendit dhe duke e vendosur përgjegjësinë drejtpërdrejt mbi klasën politike shqiptare.

Mërtiri argumentoi se, ndonëse ndërkombëtarët mund të kishin qenë më efektivë në përpjekjet e tyre, shkaktarët realë të krizave 35-vjeçare në vend janë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Sipas tij, “vrasja e demokracisë” është një produkt i brendshëm i lidershipit shqiptar.

“Krimet në vendin tonë nuk i kanë bërë ndërkombëtarët. I kemi bërë ne. I kanë bërë ata që kanë vrarë demokracinë, që janë PS dhe PD. Kemi një vend ku rrëmbehet prona, nuk ka stabilitet dhe është bërë i pajetueshëm për faj të Berishës dhe Ramës,” deklaroi Mërtiri.

Sipas analistit, fakti që njerëzit po braktisin vendin masivisht nuk është pasojë e politikave të Brukselit, por e sistemit të instaluar nga dy liderët kryesorë në vend.

Sulmet ndaj Gonzato-s dhe izolimi i Berishës

Mërtiri e cilësoi si “krizë personale” të Sali Berishës sulmin e fundit ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato. Sipas tij, Berisha po përpiqet të shpërndajë fajin te ndërkombëtarët për të mbuluar izolimin e tij diplomatik.

Sipas Mërtirit, Berisha sulmon Gonzaton sepse parashikon një relacion pozitiv nga Brukseli për Shqipërinë dhe dëshiron t’u mbushë mendjen mbështetësve të tij se ambasadori është rreshtuar me Ramën.

Deklaratat e Berishës se “ka informacione” më shumë se vetë BE-ja, Mërtiri i cilësoi si banale dhe qesharake nga pikëpamja diplomatike.

Analisti theksoi se Berisha është i izoluar dhe nuk përfillet nga faktori ndërkombëtar, i cili njeh figura të tjera brenda PD-së si Gazment Bardhin apo Jorida Tabakun.

Ergys Mërtiri theksoi se faktori ndërkombëtar nuk është as me Ramën dhe as me Berishën, por është kundër sistemit që ata përfaqësojnë.

“Ata janë kundër pengmarrjes nga Rama dhe Berisha. Është e qartë se nuk janë me Ramën, por qartazi nuk janë fare me Berishën. Ky i fundit është non-grata dhe asnjë nuk e takon,” përfundoi analisti.

Për Mërtirin, zgjidhja e krizës nuk vjen duke sulmuar diplomatët, por duke pranuar përgjegjësitë për dështimet e brendshme që e kanë bërë Shqipërinë një vend ku “njerëzit marrin avionët dhe ikin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.