Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.61 ▲0.91%
ARI 4,514 ▼0.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,347 ▼ -6.33% ETH $1,844 ▼ -7.64% XRP $1.2133 ▼ -5.39% SOL $74.0200 ▼ -8.27%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.61 ▲0.91 % ARI 4,514 ▼0.13 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.61 ▲0.91 % ARI 4,514 ▼0.13 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Opinion

Degradimi i PD-së në një opozitë që i shërben vetëm Ramës

Nga Vilant Xhori

Ka një ironi të hidhur që sot rëndon mbi fatin e Partisë Demokratike. Ajo nuk është më kundërshtare reale e pushtetit, por kusht i mbijetesës së tij. Nëse në vitin 2029 opozita përfaqësohet nga një parti e tkurrur, e lodhur dhe e kapur nga e shkuara, atëherë pushteti nuk do lodhet të fitojë sepse gara, si në 2025-ën, do të mbarojë para se të fillojë.

Por, problemi nuk është thjesht elektoral. Është struktural, është politik, dhe mbi të gjitha është edhe moral.

Është struktural, sepse një parti që ka humbur mekanizmat e rinovimit të brendshëm, që nuk prodhon më alternativa dhe që funksionon rreth një graviteti të vetëm politik, nuk është më organizatë që gjeneron ide, por një strukturë që riprodhon krizën e vet. Mungesa e garës së brendshme dhe e alternativës e kthen atë në një trup politik që ekziston, por nuk përparon.

Është politik, sepse në këtë realitet opozita nuk prodhon më garë, por asimetrinë e saj. Një strukturë që nuk sfidon dot realisht pushtetin, por vetëm e konfirmon atë si “opsionin e vetëm”, nuk është më kundërshtare, por thjesht funksionale për stabilitetin e kundërshtarit. Dhe pikërisht këtu qëndron paradoksi më i madh. Ajo që po ndodh aktualisht në Partinë Demokratike po konfirmon një opozitë që do ekzistojë, por nuk do jetë në gjëndje të konkurojë.

Është moral, sepse degradimi i partisë deri tek mungesa e garës për lidership, është një test i qartë karakteri për të gjithë elitën përreth tij.

Në një moment kur çështjet ligjore dhe politike që rëndojnë mbi figurën qendrore të opozitës janë të shumta, dhe kur vetë opozita perceptohet si e mbyllur dhe pa alternativë reale, heshtja e një pjese të lidershipit nuk mund të lexohet si neutralitet.

Themi kështu sepse të mbyllësh gojën kur duhet të flasësh, të pranosh kur duhet të kundërshtosh, të vendosësh interesin personal mbi të mirën e përbashkët nuk është neutralitet; është zgjedhje.

Dhe kjo zgjedhje, për shumë prej tyre që nuk janë njollosur nga korrupsioni klasik i së shkuarës, po shndërrohet në një formë tjetër degradimi, atë të korrupsionit politik të së tashmes.

Kjo sepse mosreagimi bëhet bashkëfajësi në rrënimin e së ardhmes. E nëse kjo bëhet për të siguruar një vend të sigurt në listën e 2029, me ritmet që po tkurret PD-ja ka pak gjasa që e gjithë shpura “memece” të gjejë vend aty.

Si mund të justifikohet nesër heshtja e sotme, kur një lider i sanksionuar, i hetuar dhe i kontestuar, njëkohësisht edhe humbësi më i madh i viteve të fundit politike, kandidon pa alternativë reale dhe përballë tij qëndrohet vetëm me vëzhgim?

Në çdo shoqëri, në çdo kohë dhe në çdo krizë morale apo politike, ekziston një vijë e hollë që ndan ata që flasin nga ata që zgjedhin të heshtin. Historia nuk mban mend vetëm ata që bënë të keqen, por edhe ata që panë, kuptuan dhe heshtën. Dhe kjo është pjesa më e rëndë e saj. Jo vetëm veprimi i padrejtë, por boshllëku moral që e lejoi atë të ndodhte. Dhe nesër, kur pasojat të bëhen të pamohueshme, heshtja e tyre do të peshojë po aq sa fajet e atyre që vepruan. Pra, ata që heshtin sot, nuk janë thjesht spektatorë të padrejtësisë — janë oksigjeni i saj.

Në këtë kuptim, ajo që po ndodh sot në Partinë Demokratike nuk është thjesht historia e një lideri dhe e betejës së tij për mbijetesë politike. Është edhe historia e një heshtjeje që po shndërrohet në turp kolektiv. Është edhe historia e një rrethi politik që, duke mos folur sot, po humb çdo të drejtë morale për të folur nesër.

Nëse një parti arrin në pikën ku ekzistenca e saj i shërben më shumë kundërshtarit sesa vetes, atëherë nuk kemi më të bëjmë me krizë politike, por me një kapitull që po mbyllet. Dhe historia, si gjithmonë, do të jetë shumë më e pamëshirshme se çdo kritik që bëjmë sot.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.