☁️
Tiranë 19°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,993 ▲0.37%
DOW 48,299 ▼0.49%
NASDAQ 23,875 ▲1%
NAFTA 92.06 ▲0.85%
ARI 4,826 ▼0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $73,800 ▼ -2.06% ETH $2,331 ▼ -1.4% XRP $1.3731 ▼ -0.2% SOL $83.9600 ▼ -2.34%
S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,299 ▼0.49 % NASDAQ 23,875 ▲1 % NAFTA 92.06 ▲0.85 % ARI 4,826 ▼0.5 % S&P 500 6,993 ▲0.37 % DOW 48,299 ▼0.49 % NASDAQ 23,875 ▲1 % NAFTA 92.06 ▲0.85 % ARI 4,826 ▼0.5 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Politika

Deklarata bombë e Presidentit të Gjermanisë: Të pezullohet integrimi europian

Kur Shqipëria pret të marrë një përgjigje në fund të dhjetorit për çeljen e negociatave, një deklaratë e fortë vjen nga Gjermania.

“Integrimi i vendeve evropiane në kuadër të BE-së duhet të pezullohet”, ka thënë presidenti i Gjermanisë, Joachim Gauck, në një intervistë për Die Welt.

Ai tha se pauza është e nevojshme për të qartësuar qëllimet dhe planin e veprimeve të mëtejshme.

“Duke krijuar BE-në, ne kemi zhvilluar një koncept për të cilin gjeneratat tona të mëparshme as që kishin guxuar të ëndërrojnë. Por, në rrugën për një bashkim gjithnjë e më të afërt, ne kemi qenë ndonjëherë aq të shpejtë sa që jo të gjithë qytetarët ishin në gjendje që të mbajnë ritmin ose e donin këtë”, tha Gauck.

Presidenti gjerman tha se nuk është e lehtë për shumë njerëz që të jetojnë në Evropën e bashkuar dhe botën e globalizuar”. Jo të gjithë e ndjejnë veten si qytetarë të botës. Njerëzit kanë nevojë për shtëpi, Atdhe. Ata duan të ndjehen se i përkasin diçkaje”, tha ai.

Gauck tha se para së gjithash është e nevojshme për të bindur popullin e shteteve të BE-së se Evropa e bashkuar qëndron fort mbi lirinë, demokracinë, paqen dhe vlerat e sundimit të ligjit.

Më 6 qershor Gauck njoftoi se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë. Ai tha se arsyeja e marrjes së një vendimi të tillë ishte për shkak të moshës së tij (më 24 janar ai do të festojë ditëlindjen e tij të 76). Ai tha se do të vazhdojë të kryej detyrat e tij derisa mandati presidencial i skadon më 17 mars 2017.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.