🌫️
Tiranë 13°C · Mjegull 12 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 90.82 ▼1.12%
ARI 4,215 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,746 ▲ +0.87% ETH $2,538 ▲ +1.18% XRP $1.4108 ▲ +0.53% SOL $111.2300 ▲ +1.02%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.82 ▼1.12 % ARI 4,215 ▼0.04 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 90.82 ▼1.12 % ARI 4,215 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
12 Tet 2026
Breaking
Politika

Deklarata e fortë: Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut po ndiqen nga shërbimet sekrete

Ndërkohë që studentët shqiptarë pritet të protestojnë të martën, më 26 maj, në Tiranë, ish-Ministri i Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Krenar Lloga, ka bërë deklarata të forta lidhur me situatën.

Ndërsa ishte i ftuar mbrëmjen e së hënës në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lloga tha se studentët, të cilët kërkojnë të zhvillojnë provimet universitare në gjuhën shqipe, po përballen me presione dhe ndjekje nga shërbimet sekrete për shkak të protestave të tyre.

Pjesë nga biseda në studio:

Blendi Fevziu: A ka pasur presione apo tensione me studentët, veç atyre që kemi parë?

Krenar Lloga: Një pjesë e studentëve, përfshirë edhe liderin joformal që është Mevlani, kanë treguar që janë ndjekur nga njerëz që u shërbejnë agjencive të zbulimit, ose shërbimeve sekrete të Maqedonisë së Veriut. Por edhe para se të futesha këtu në emision, lajmërohet një prej disa studentëve që merr pjesë nesër në protestë, edhe dikush i ka thirrur dhe u ka thënë që:”do të mbani përgjegjësi penale nëse si qytetarë të Maqedonisë do të protestojni nesër përpara ambasadave të Maqedonisë”.

Blendi Fevziu: Kjo është e drejtë e tyre, ata mund të protestojnë ku të duan.

Krenar Lloga: Bën pjesë në të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Maqedonia e Veriut është anëtare e OKB-së, ka ratifikuar të gjitha konventat dhe ka në kushtetutë të drejtën e protestës. Po bëhet një luftë hibride, sidomos nga mediumet maqedonase, që duan ta tjetërsojnë fatkeqësisht…

Kujtojmë se për të martën është paralajmëruar një protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët po kërkojnë zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe. Sipas njoftimit, protesta do të nisë nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë dhe më pas pjesëmarrësit do të marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut. Tubimi është parashikuar të mbahet në orën 17:00.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.