🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,590 ▲0.51%
DOW 46,398 ▲0.59%
NASDAQ 21,922 ▲0.74%
NAFTA 90.03 ▼2.51%
ARI 4,560 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,899 ▲ +1.45% ETH $2,161 ▲ +1.07% XRP $1.4087 ▲ +0.46% SOL $91.8200 ▲ +2.26%
S&P 500 6,590 ▲0.51 % DOW 46,398 ▲0.59 % NASDAQ 21,922 ▲0.74 % NAFTA 90.03 ▼2.51 % ARI 4,560 ▲3.58 % S&P 500 6,590 ▲0.51 % DOW 46,398 ▲0.59 % NASDAQ 21,922 ▲0.74 % NAFTA 90.03 ▼2.51 % ARI 4,560 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Deklarata surprizë e Servet Pëllumbit: LSI do të prishë koalicionin, PS luftë në dy fronte

Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSI-ja shkëputet nga koalicioni qeverisës.

Në lidhje me deklaratat kontradiktore mes palëve në koalicion, Pëllumbi e cilëson situatën komplekse dhe të tensionuar. “Situata politike është komplekse dhe e tensionuar. Gjithsesi, mund të dallohen disa ‘piketa’.

PD po vazhdon përpjekjet për të shtyrë miratimin e 7 ligjeve për të sabotuar zbatimin e Reformës në Drejtësi”, vëren profesor Pëllumbi. Ish-drejtuesi i Partisë Socialiste në vitet e qeverisjes së parë të Partisë Demokratike, 1992-1996, sheh një bashkëpunim mes LSI-së dhe PD-së, që sipas tij po përpiqet që të prishë koalicion me PS-në, por nuk ngurron të japë dhe këshilla se si duhet vijuar me situatën e krijuar. “Lidershipi i LSI-së, nën një presion të frikshëm, do të prishë koalicionin qeverisës me PS-në; PS-së do t’i duhet të luftojë në dy fronte dhe të përgatitet për të qeverisur me aleatë, sot për sot më të vegjël”, shënon profesor Pëllumbi në refleksionet e tij për zhvillimet aktuale politike.

ZGJEDHJET

Profesori ka dhe një këshillë për socialistët, në këto momente të tronditjes së koalicionit të majtë. Sipas tij, largimi i LSI-së nga koalicioni nuk e dëmton aspak PSnë për një fitore të ardhshme elektorale, përkundrazi. “Nga testimet rezulton se elektorati, ndryshe nga viti 2013, e quan jo humbje, por ‘shans’ për fitore, prishjen e imponuar të koalicionit me LSI-në”, shkruan Pëllumbi. Ai sheh një ndikim edhe më të fortë të ndërkombëtarëve në politikën shqiptare, që me Reformën në Drejtësi tregoi se mund të arrijë që t’i detyrojë palët të pranojnë standardet europiane. “Ndërkombëtarët pritet të vijojnë ndikimin e tyre dhe më të fortë në zhvillimet politike shqiptare”, shprehet profesor Pëllumbi. Ish-kreu i Kuvendit në vitet 2002-2005 jep qëndrimin e tij edhe për përpjekjet që po bëhen si nga faktori ndërkombëtar, ashtu dhe ai vendës për gjetjen e konsensusit edhe për miratimin e 7 ligjeve që do të shoqërojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese.

Sipas tij, nuk mund të kërkohet konsensus për ligjet, por vetëm për Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, nuk sheh asnjë rrezik për fitoren e ardhshme të Partisë Socialiste, nëse LSI-ja shkëputet nga koalicioni qeverisës. ndryshimet kushtetuese. “Insistimi për konsensus për miratimin e 7 ligjeve, është absurditet, sepse vjen në kundërshtim me Kushtetutën që përcakton se si votohen projektligjet që vijnë në Parlament”, shprehet profesor Pëllumbi. Panorama.

2 Komente

  • she 02 August 2016, 15:41

    Kopek e hajdutyerise te Ilir Metes do te bashkohet me kopene e hajduterise te Sali Berishes

  • shqipetaret 02 August 2016, 21:02

    Krijohet grupimi i ri i hajduterise shqipetare Ilir meta,kokedhima meidani Nano doshi per ti shpetuar drejtesise.Nuk do fitojne gje.Shpejt do japin logari.nuk mund te genjehen shqipetaret

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.