Politika

Deklaratat e zv.ambasadorit amerikan, Vasili: Kryeministri mori sërish zero

“Një tjetër notë nga SHBA për kryeministrin, zero”. Kështu thotë Petrit Vasili pas deklaratave të zëvendësambasadorit amerikan, David Muniz se korrupsioni në Shqipëri është aq i përhapur, sa duket sikur vendi nuk do të bëjë biznes.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili thotë se Muniz vë gishtin në plagë, por kryeministri Rama nuk i dëgjon kambanat dhe kjo është nota e dytë zero pas Triestes.

Intervista e zëvendës ambasadorit të SHBA-së vë gishtin në plagë.

Kryeministri i shurdhuar nuk i dëgjon kambanat e SHBA-së, që foli qartë për korrupsionin e qeverisë, që largon bizneset e investimet e huaja dhe që asfikson e mbyt ekonominë.

Meqenëse ka merak notat, ja pra ku e ka kryeministri edhe një notë tjetër nga SHBA: Zero!

Zeroja e dytë, pas zeros që mori në Trieste, nga ku erdhi pa fituar asnjë projekt për Shqipërinë”,shkruan Vasili në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button