Deklaratë e përbashkët anti-terror nga liderët fetarë në Turqi
Pas tentativës për grusht shteti në Turqi ku një grup i vogël ushtarakësh të lidhur me organizatën terroriste FETÖ u munduan të marrin drejtimin e vendit dhe dështuan, kanë reaguar edhe liderët e institucioneve fetare në Turqi.
Në një deklaratë të përbashkët për mediat Kryetari i Kryesisë së Çeshtjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Görmez, Patriku i Kishës Greke në Stamboll, Bartholomeos dhe përfaqësuesi i Musevive në Turqi Isak Haleva, janë shprehur se janë shumë të shqetësuar nga një tentative për marrjen me anë të forcës të të dashurve të qytetarëve tanë. Ndër të tjera ata kanë dënuar sulmet terroriste të kësaj natyre.
Duke theksuar se një nga principet e feve hynore është dashuria hynore, përfaqësuesit e institucioneve fetare të Turqisë më tej në deklaratën e tyre të përbashkët kanë theksuar:
“Nga do dhe nga kushdo që të vijë terrori dhe dhuna kurrë nuk mund të quhen si të drejta dhe nuk mund të mbrohen. Të vrasësh një njeri është njësoj sikur të vrasësh gjithë njerëzimin dhe nuk mund të pranohet kurrë nga njerëzimi. Për këtë arsye ne i bëjmë thirrje të mënjanohet terrori. Ne jemi të gatshëm të bëjmë çdo gjë që është e mundur për t’ia arritur kësaj.’’
Në fund të deklaratës përfaqësuesit e feve në Turqi kanë deklaruar se luten që terrori dhe dhuna të largohen nga Turqia dhe gjithë bota.