Kronika

Protesta, kartona të kuq kundër importit të mbetjeve

Prej Orës 11:00 ka nisur protesta marshim e organizuar nga Aleanca kundër Importit të Plehrave. Ata u nisën nga Parku Rinia dhe akualisht ndodhen para kryeministrisë.

Ata protestojnë me kartona të kuq në duar, duke simbolizuar kështu votën e tyre kundër importit të mbetjeve.

Përfaqësues të AKIP thanë se qëllimi i kësaj proteste është që të tregojnë me forcën e zërit të qytetarëve kundërshtinë ndaj importit të mbetjeve.

“Ne do të kundërshtojmë ligjin për importin e mbetjeve. Jemi të hapur për të gjithë ata që e ndiejnë shqetësimin e situatës së rëndë ekologjike në vendin tonë”, thanë ata.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button