☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.83 ▲0.79%
ARI 4,445 ▲0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,763 ▲ +3.84% ETH $2,150 ▲ +4.34% XRP $1.4307 ▲ +3.01% SOL $91.3300 ▲ +5.62%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.83 ▲0.79 % ARI 4,445 ▲0.84 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Dekriminalizim dhe në Kosovë, Thaçi: Të pastrojmë dhe drejtësinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se do të iniciojë një kod për dekriminalizimin e skenës politike në Kosovë, për t’ua pamundësuar njerëzve me aktakuza të bëhen pjesë e institucioneve.

Në një debat të organizuar nga shoqëria civile, presidenti kosovar tha se do të kërkojë edhe ndryshime në Kodin Penal, në mënyrë që të ndikojë në pastrimin e gjithë sistemit të drejtësisë.

“Që njerëz me aktakuza të mos jenë në institucione, as në nivel qendror, as nivel lokal. Por kjo do të zgjerohet. Do të kërkojmë që të ketë kod edhe në kuptimin e mediave dhe financimin e mediave, edhe të shoqërisë civile, por natyrisht edhe zhvillimin e bizneseve. Sepse kërkohet një pastrim i tërë sistemit”, ka deklaruar Thaçi.

Gjatë debatit, presidenti ka folur edhe për Gjykatën Speciale, e cila sipas tij do të heqë njollat e zeza që i janë veshur Kosovës.

“Vendimi për themelimin e Gjykatës Speciale ka qenë vendim i drejtë. Ka qenë e nevojshme dhe e domosdoshme që gjëra të tilla që i vishen njerëzve në Kosovë apo Kosovës të çlirohen njëherë e përgjithmonë”, ka deklaruar Thaçi.

Duke folur për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka shtuar se ato duhet të intensifikohen dhe të arrihet marrëveshja për pajtim mes dy popujve.

Ndërsa sa i takon krizës politike, Thaçi ka inkurajuar dialogun e nisur mes subjekteve dhe, siç tha ai, do të respektojë çdo marrëveshje që arrihet mes tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.