☁️
Tiranë 20°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,014 ▼ -2.27% ETH $2,189 ▼ -2.27% XRP $1.3255 ▼ -1.3% SOL $81.8100 ▼ -2.84%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Dekriminalizimi, Berisha: Gabim shkrirja e komisionit; reagon Felaj

Duke folur në Kuvend mbi çështjen e dekriminalizimit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se “me asnjë lloj mekanizmi nuk mund të shkrihet një komision i votuar në Parlament” dhe se bëhet fjalë për një “akt të shëmtuar”.

“Nuk duhej lejuar në asnjë mënyrë shkrirja e Komisionit të Dekriminalizimit. Ky është një akt shumë i rëndë dhe me këtë akt është vrarë besimi. Kemi të bëjmë me një akt të shëmtuar, që vetëm një njeri në historinë politike të këtij vendi ia ka lejuar vetes ta bëjë: Edi Rama”, deklaroi Berisha.

“Për shkak të lidhjeve të tij të krimit, Rama kërkon kriminalizim të Parlamentit”, shtoi ish-kreu i Partisë Demokratike.

Komisioni për dekriminalizimin kishte në mbledhjen e së mërkurës një nga momentet e veta kritike. Në rendin e ditës ishte diskutimi i projektit të opozitës për dekriminalizimin, por prezantimi nga qeveria i një drafti paralelel bëri që mazhoranca të vërë në pikëpyetje ekzistencën e mëtejshme të komisionit.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Berishës, ministrja për Shtetin dhe Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj ka sqaruar motivet e vendimit të qeverisë që çojnë në shkrirjen e komisionit. Një nga pikat e forta të ministres Felaj ka qenë tejkalimi i afatit të funksionimit të këtij komisioni, ngritja e të cilit u ra dakord në dhjetor 2014.

“Mbi bazën e rezolutës së dhjetorit, doli vendimi i Kuvendit për ngritjen e komisionit ad hoc. Në vendim thuhej shprehimisht se, ky komision brenda qershorit do të prodhonte produkt për Parlamentin. Që do të thotë se në Parlament sot duhet të kishim grafiqe që t’i diskutonim. Këtu ku kemi arritur është shkelur afati”, ka deklaruar Felaj, sipas të cilës edhe mbledhjet e komisionit kanë qenë fare të pakëta.

“Ne nuk mund t’i drejtohemi rregullores për pjesë që na pëlqejnë dhe të mos i drejtohemi për ato që nuk na pëlqejnë”, ka vijuar ministrja, e cila ka nënvizuar se, “në atë tryezë bëhet vetëm propagandë”.

Felaj ka argumentuar më tej se, “qeveria me miratimin e projektligjit ka ushtruar të drejtën që i jep Kushtetuta për të ushtruar nismën ligjvënëse”.

Ajo ka shtuar se në variantin e qeverisë është respektuar pikë për pikë ligji Severino, sic njihet ndryshe ligji analog i miratuar në Itali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.