Politika

Dekriminalizimi, Meta: LSI mbështet konsesusin bipartizan; Akuzat për CEZ, hetim ndërkombëtar

Lëvizja Socialiste për Integrim mbështet konsensusin bipartizan për çështjen e dekriminalizimit. Ilir Meta, kreu i LSI-së, tha për mediat se partia e tij nuk ka qënë për një iniciativë të njëanshme, por për gërshetimin e të dy drafteve.

“LSI ka qënë partizane e vendosur e konsensusit bipartizan për çështjen e dekriminalizimit. Nuk ka qënë për iniciativë të njëanshme dhe jemi të kënaqur që dje më në fund kemi arritur konsesusin në Konferencën e Kryetarëve në mënyrë që komisioni bipartizan të mblidhet, t’i gërshetojë çfarë ka të përbashkët në dy draftet, t’i dërgojë Komisionit të Venecias dhe pas reagimit të pranohen pa kushte”, u shpreh Meta.

Lidhur me akuzat e PD-së për lidhjet e kreut të Kuvendit me CEZ, z. Meta tha se është për një hetim ndërkombëtar të çështjes, duke ftuar dhe krerët e partive parlamentare t’i kërkojnë asistencë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“ Dua të mbështesë fuqimisht idenë e një hetimi të shpejtë, të plotë dhe të thellë ndërkombëtar për të gjithë çështjen e CEZ, që nga dita e parë e aktivitetit në vendin tonë dhe deri më sot. I ftoj krerët e partive parlamentare t’i kërkojmë SHBA të jenë të angazhuara dhe të krijojë juridiskion të veçantë, prokurorëve amerikanë për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj çështje, e cila pretendohet që i ka kushtuar disa qindra milionë euro qytetarëve shqiptarë dhe ku janë përmendur, akuzuar mjaft figura politike, dhe qeveritare dhe jam i sigurtë dhe besoj se jo vetëm zoti Berisha po gjithë të tjerët do i bashkohen kësaj kërkese konkrete. Nëse janë të gatshëm të kontribuojnë për dekriminalizmiin dhe luftën kundër korrupsionit”, deklaroi z. Meta.

Kreu i Kuvendit tha se LSI, në kuadër të reformës në drejtësi do të kërkojë prokurorë amerikanë në rastet kur akuzohen politikanë të niveleve të larta për lidhje me krimin e organizuar, apo skandale korruptive

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button