☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.03 ▲1.02%
ARI 4,407 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,775 ▲ +3.65% ETH $2,153 ▲ +4.52% XRP $1.4297 ▲ +2.83% SOL $91.6000 ▲ +5.7%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.03 ▲1.02 % ARI 4,407 ▼0 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.03 ▲1.02 % ARI 4,407 ▼0 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Dekriminalizimi, PD: Kryebashkiakët e Ramës fshehin të vërtetën

Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji ka akuzuar kryetarët socialistë të bashkive se nuk kanë treguar të vërtetën në formularët e vetëdeklarimit.

Për këtë arsye, në një deklaratë për mediat, Salianji i ka bërë thirrje prokurorisë që të bëjë sa më parë verifikimet.

“Qytetarët e Krujës kërkojnë largimin e mënjehershëm të kryetarit të bashkisë, Artur Bushi, jo vetëm për të shkuarën kriminale, por dhe për fshehjen e të dhënave. Me gjithë shqipen problematike, shumë larg asaj që duhet të ketë një zyrtar, një kryetar bashkie, Bushi ka reaguar dje pas kërkesës së qytetarëve të Krujës që ai të largohet sërish duke mohuar, duke fshehur të dhënat e të kaluarës së tij”, ka deklaruar Salianji.

Sipas tij, Bushi duhet t’u përgjigjet pyetjeve, a e ka përdorur emrin Kastriot Çakoni? A është hetuar, arrestuar e dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe trafik droge me këtë identitet?

“Kryetari i Ramës në Bashkinë e Krujës i shmanget pyetjes, por kjo është fshehje e të dhënave, është vepër penale që çon në mbarimin e mandatit të tij dhe në ndjekje të mëtejshme. Ndaj i bëjmë thirrje prokruroisë që të nisë menjëherë punën për verifikimin e këtij rasti dhe rasteve të tjera, si Roshi i Kavajës apo Bardhi i Kurbinit, të mosdeklarimit, ose deklarimit të rremë”, ka thënë Salianji.

Ai ka theksuar se ligji i dekriminalizimit duhet dhe ka shprehur bindjen se do të funksionojë. “Askush nuk do të mund ta pengojë atë. Zyrat do të çlirohen nga krimi dhe pushteti do t’u kthehet qytetarëve”, ka shtuar Salianji.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.