Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 19 March 2026
S&P 500 6,575 ▼0.76%
DOW 45,795 ▼0.93%
NASDAQ 21,969 ▼0.83%
NAFTA 95.71 ▲0.26%
ARI 4,610 ▼5.85%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,667 ▼ -2.74% ETH $2,116 ▼ -3.87% XRP $1.4322 ▼ -2% SOL $87.8200 ▼ -2.6%
S&P 500 6,575 ▼0.76 % DOW 45,795 ▼0.93 % NASDAQ 21,969 ▼0.83 % NAFTA 95.71 ▲0.26 % ARI 4,610 ▼5.85 % S&P 500 6,575 ▼0.76 % DOW 45,795 ▼0.93 % NASDAQ 21,969 ▼0.83 % NAFTA 95.71 ▲0.26 % ARI 4,610 ▼5.85 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Dekriminalizimi, prezantohet sot paketa e ndryshimeve kushtetuese

Paketa e amendamenteve kushtetuese për çështjen e dekriminalizimit do të prezantohet të hënën pasdite në mbledhjen e komisionit të posaçëm parlamentar, për t’i hapur më pas rrugën miratimit të saj në Kuvend.
Më 23 nëntor, parlamenti diskutoi në parim në seancë plenare draftin konsensual për këtë çështje, ndërsa u ra dakort që miratimi i tij të bëhet bashkë me paketën e ndryshimeve kushtetuese, ku parashikohet amendimi i disa neneve të Kushtetutës.

Ndërhyrjet kushtetuese fokusohen në ndërprerjen e mandatit të funksionarëve të zgjedhur apo të emëruar që mbajnë mandate, por kanë rekorde kriminale të rënda, si dhe në ndalimin nga kandidimi, zgjedhja dhe ushtrimi i detyrës publike të personave të dënuar.

Ndryshimi i ligjit themeltar të shtetit synon gjithashtu dhe futjen e procedurave efikase për verifikimin e rekordeve kriminale të funksionarëve publikë të zgjedhur apo të emëruar aktualisht në detyrë apo në të ardhmen, si dhe ndërprerjen e mandatit apo ushtrimit të funksionit.

Këto procedura do të përfshijnë detyrimin për vetëdeklarim me përgjegjësi penale të mospasjes së rekordeve kriminale. Për realizimin e kësaj platforme parashikohen ndërhyrje në Kushtetutë me amendamente të përhershme dhe dispozita tranzitore, ndërhyrje në rregulloren e Kuvendit, kodin zgjedhor, kodin penal dhe kodin e procedurës penale, dhe sipas nevojës, ligjet që rregullojnë emërimin në institucione kushtetuese apo të krijuara me ligj, në shërbimin civil etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.