☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,394 ▲0.4%
DOW 45,502 ▲0.74%
NASDAQ 20,978 ▲0.14%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,564 ▲0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,782 ▲ +1.78% ETH $2,071 ▲ +3.85% XRP $1.3476 ▲ +1.61% SOL $84.3600 ▲ +2.95%
S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 % S&P 500 6,394 ▲0.4 % DOW 45,502 ▲0.74 % NASDAQ 20,978 ▲0.14 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,564 ▲0.88 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kosova

Delawie, deputetëve: Dilni në punë, nuk jeni zgjedhur të rrini nëpër Prishtinë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, ka refuzuar të fajësojë ndonjërin krah të partive politike për bllokadën politike në vend, por ai nuk ka refuzuar të përdorë fjalë për të cilat deputetët do të duhej të ndiheshin të ofenduar.

Duke iu referuar mospranisë së deputetëve në seancën e Kuvendit, Delawie ka qenë mjaft i ashpër.

“Deputetët nuk janë zgjedhur që të rrinë në Prishtinë dhe të fjalosen kot, apo të mos dalin fare në punë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Edhe shtetet e QUINT’it, tërthorazi, gjatë fundjavës kanë goditur koalicionin PAN, duke iu kërkuar deputetëve që të shkojnë në seanca.

Kjo edhe ka dhënë rezultate, pasi gjatë konsultimeve të djeshme me kryesuesin e seancës, përfaqësuesi i PAN’it ka propozuar datën për seancë.

“Më duhet t’ua përkujtoj deputetëve se janë zgjedhur për të punuar për popullin. Dhe ata duhet të gjejnë kompromis”, ka thënë Delawie.

“Deputetët nuk janë zgjedhur që të rrinë në Prishtinë dhe të fjalosen kot, apo të mos dalin fare në punë”, është shprehur ai.

“Është thelbësore që Kuvendi të formohet, që Qeveria të formohet, dhe këta zyrtarë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet Kosova”, ka thënë ambasadori amerikan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.