☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,519 ▲2.76%
DOW 46,273 ▲2.34%
NASDAQ 21,570 ▲3.73%
NAFTA 102.40 ▼0.47%
ARI 4,694 ▲2.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,952 ▲ +2.45% ETH $2,101 ▲ +4.13% XRP $1.3441 ▲ +1.71% SOL $82.7100 ▲ +0.51%
S&P 500 6,519 ▲2.76 % DOW 46,273 ▲2.34 % NASDAQ 21,570 ▲3.73 % NAFTA 102.40 ▼0.47 % ARI 4,694 ▲2.99 % S&P 500 6,519 ▲2.76 % DOW 46,273 ▲2.34 % NASDAQ 21,570 ▲3.73 % NAFTA 102.40 ▼0.47 % ARI 4,694 ▲2.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Delawie: Kosova e Serbia të arrijnë urgjent marrëveshje përfundimtare

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Greg Delawie, ka thënë se e sheh pozitive Strategjinë e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Sipas tij, në të ka shumë elemente të rëndësishme për Kosovën që janë pozitive.

“Ajo më pozitivja është se thotë se të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, përfshirë Kosovën do të jenë në gjendje që t’i bashkohen Bashkimit Evropian”, ka thënë Delawie në RTV21.

Ai ka shtuar se udhëheqësit duhet t’i marrin përgjegjësitë e tyre për t’i ofruar ndryshimet që priten.

Delawie ka folur edhe për marrëdhëniet Kosovës-Serbi, me ç’rast tha se BE-ja nuk do të importojë probleme bilaterale.

“Dokumenti i BE-së qartazi e thotë se BE-ja nuk do të importojë probleme bilaterale mes shteteve anëtare të saj dhe thotë se Kosova dhe Serbia duhet ta kenë një ujdi detyruese dhe duhet ta bëjnë këtë urgjenti”, ka shtuar Delawie.

Ambsadori amerikan ka thënë se Kosova duhet të punojë në marrëdhëniet me Serbinë dhe këtë duhet ta bëjë për interesin e vetë, po ashtu duhet ta bëjë edhe për t’i përmbushur ambiciet për në BE.

“Nuk dëshiroj që Kosova të mbetet prapa”, përfundoi ambasadori.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.