Delegacion ushtarak kinez viziton Serbinë për bashkëpunim logjistik dhe shkëmbim përvojash
Siç njofton Nova.rs, duke iu referuar Ministrisë serbe të Mbrojtjes, një delegacion ekspertësh nga forcat e mbështetjes logjistike të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës po qëndron këtë javë në vizitë te Ushtria e Serbisë, me qëllim shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me organizimin e mbështetjes logjistike në ushtrinë serbe.
Gjatë takimit në Sektorin e Logjistikës së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, delegacioni kinez u njoh me detyrat, përgjegjësitë dhe kapacitetet e shërbimit logjistik serb. Bisedimet u përqendruan në fushat e transportit, furnizimit dhe mirëmbajtjes, si dhe në çështjet e logjistikës së përgjithshme dhe të shëndetësisë ushtarake.
Gjatë vizitës së tyre në Serbi, ekspertët kinezë kanë vizituar Qendrën e Trajnimit Logjistik në Kruševac dhe institutin teknik të remontit “Đurđe Dimitrijević Đura” në Kragujevac. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj jave janë paraparë edhe vizita në Bazën e 608-të Logjistike, Administratën Shëndetësore Ushtarake dhe Akademinë Ushtarake Mjekësore.
Vizita vjen në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm ushtarak mes Serbisë dhe Kinës dhe pritet të kontribuojë në forcimin e lidhjeve profesionale mes strukturave logjistike të dy ushtrive.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.