☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.55 ▲1.65%
ARI 4,063 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,937 ▲ +1.09% ETH $2,346 ▲ +1.05% XRP $1.3165 ▲ +0.73% SOL $101.9700 ▲ +1.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.55 ▲1.65 % ARI 4,063 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Deliu kërkon llogaridhënie urgjente nga KPK-ja për rastin e Arlindës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar llogaridhënie urgjente nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lidhur me rastin e Arlindës, duke ngritur pikëpyetje për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse.

Përmes një postimi nw rrjetin social nw Facebook, Deliu ka pyetur se kujt tjetër duhej t’i drejtohej Arlinda për të kërkuar ndihmë, duke kritikuar arsyetimet lidhur me institucionet të cilave ajo u ishte drejtuar.

Sipas deputetes së PDK-së, kërkesat e Arlindës i ishin drejtuar edhe Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Deliu ka bërë të ditur se që të hënën ishte arritur dakordim që KPK-ja të ftohej të martën në Komisionin për Legjislacion, por sipas saj, ftesa dhe mbledhja nuk janë realizuar.

“Pse po vonohet llogaridhënia?”, ka pyetur Deliu, duke kërkuar që Këshilli Prokurorial të raportojë sa më shpejt dhe të ofrojë dokumente e përgjigje për çdo veprim dhe mosveprim në këtë rast.

Ajo ka theksuar se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, ndërsa ka kërkuar që familja e saj të informohet se çfarë kanë bërë institucionet për ta mbrojtur.

“Këshilli Prokurorial duhet të raportojë urgjentisht, me dokumente dhe përgjigje për çdo veprim e mosveprim. Arlinda kërkoi mbrojtje nga shteti. Familja e saj meriton ta dijë çfarë bëri shteti për të”, ka deklaruar Deliu. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.