Finalizohen dy operacione në Vlorë, në pranga tre persona për vjedhje dhe zjarrvënie! Në kërkim një tjetër
Policia e Vlorës këtë të mërkurë ka finalizuar dy operacione, në të cilat kanë rënë në pranga tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas raportimeve të policisë, operacioni i parë ka të bëjë me rastin e vjedhjes, ku nga ky operacion kanë rënë në pranga A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre këta persona dyshohet se kanë vjedhur në një biznes dhe lokale.
Ndërkohë, në operacionin e dytë ka rënë në pranga A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për zjarrvënien ndaj një miniskrepi në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë finalizuan 2 operacione policore, në kuadër të të cilave:
-U zbardhën 3 vjedhje në biznese dhe lokale, u arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”.
-U kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 08.10.2026 ka djegur një mjet pune (miniskrep), në lagjen “Uji i Ftohtë”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.