Kronika

Dëmi nga tërmeti në Urën Vajgurore, nisi verifikimi i pasojave

Banorët e Urës Vajgurore kaluan momente paniku nga tërmeti i rënë të premten pasdite.

“Dhe ne si gjithë të tjerët dolëm me vrap përjashta, sepse janë shtëpi të pasigurta”, tha një banor.

“Të frikësuar kemi fjetur”, thotë një tjetër banore.

Veç momenteve të panikut lekundjet e tokës nuk kaluan pa shkatuar dëme materiale, në Uren Vajgurore dhe Kuçovë. Prefektura e Beratit ka ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve materiale të tërmetit.

Grupi kryesohet nga prefekti i Beratit Fadil Nasufi dhe inspektimet e para u bënë në Urën Vajgurore që ishte dhe epiqendra e tërmetit. Kryetarja e kësaj bashkie Juljana Memaj tha se nga verifikìmet e deritanishme rezulton se ka dëme, plasaritje në banesa, në disa banesa të vjetra, ndërkohë që autoritetet do merren marin masa për dëmshpërblime.

“me mbështetjen e qeverisë patjetër që do të bëjmë të mundur dëmshpërblimin”, tha Juljana Memaj, kryetarja e bashkisë së Urës Vajgurore.

“Nga raportimet e para në Allambres janë dy banesa, këtu në Urë Vajgurore tre banesa. Kryesisht janë banesa që kanë shkallë amortizimi të lartë”, tha Fadil Nasufi, prefekt i Beratit.

Tërmeti i rënë të premten u ndje në disa zona të Shqipërisë përfshirë kryeqytetin, ai kishte një magnitude prej 4,8 ballë të shkallës Rihter.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button