Demo takon kreun e AADF, në fokus zgjerimi i projekteve në të gjithë vendin
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, zhvilloi një takim me Michael Granoff, Kryetar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), ku diskutuan mbi mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dhe zbatimin në shkallë kombëtare të projekteve të suksesshme të fondacionit.
Gjatë bisedës, Demo vlerësoi kontributin e AADF në disa sektorë kyç për vendin, përfshirë arsimin, teknologjinë, turizmin, sipërmarrjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Në qendër të diskutimeve ishte mundësia e shtrirjes në më shumë zona të vendit të nismave që kanë dhënë rezultate konkrete, përmes një bashkëpunimi më të fortë mes fondacionit dhe institucioneve publike, si në nivel qendror, ashtu edhe vendor.
Palët vlerësuan rëndësinë e partneritetit për të nxitur zhvillimin ekonomik lokal, për të rritur mundësitë për komunitetet dhe për të mbështetur iniciativa që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.