🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 06 July 2026
S&P 500 7,542 ▲0.79%
DOW 52,973 ▲0.14%
NASDAQ 26,135 ▲1.17%
NAFTA 68.55 ▼0.2%
ARI 4,169 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
₿ CRYPTO
BTC $63,778 ▲ +1.73% ETH $1,792 ▲ +0.72% XRP $1.1452 ▲ +0.68% SOL $81.5900 ▲ +0.46%
S&P 500 7,542 ▲0.79 % DOW 52,973 ▲0.14 % NASDAQ 26,135 ▲1.17 % NAFTA 68.55 ▼0.2 % ARI 4,169 ▲1.05 % S&P 500 7,542 ▲0.79 % DOW 52,973 ▲0.14 % NASDAQ 26,135 ▲1.17 % NAFTA 68.55 ▼0.2 % ARI 4,169 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244 EUR/USD 1.1437 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9192 EUR/ALL 93.9209 EUR/MKD 61.6697 EUR/RSD 117.3491 EUR/TRY 53.5560 EUR/JPY 184.59 EUR/CAD 1.6244
06 Jul 2026
Breaking
Politika

Demokratët votojnë në gjithë vendin për rikonfirmimin e Berishës në krye të PD

Ka nisur këtë të shtunë procesi i votimit për rikonfirmimin e Sali Berisha në krye të Partia Demokratike e Shqipërisë. Referendumi po zhvillohet në të gjitha degët e partisë në vend, ndërsa anëtarët po votojnë sipas parimit “një anëtar, një votë”. Qendrat e votimit janë hapur në orën 08:00 dhe procesi pritet të mbyllet në orën 18:00.

Në qarkun e Korçës, ku përfshihen degët e Korçës, Maliqit, Pogradecit, Devollit, Kolonjës dhe Pustecit, janë rreth 11 mijë anëtarë me të drejtë vote. Deri në orët e paradites pjesëmarrja paraqitet normale, ndërsa drejtuesit lokalë të PD-së presin rritje të fluksit gjatë vijimit të procesit. Edhe pse në zgjedhjet e mëparshme për kryetarin e partisë pjesëmarrja zakonisht nuk ka kaluar mbi 50%, strukturat lokale shprehen optimiste për një pjesëmarrje më të lartë këtë herë.

Votimi në juglindje po zhvillohet pa tensione, pavarësisht situatës së krijuar disa javë më parë në degën e Korçës gjatë procesit për zgjedhjen e kryetarit të degës, zgjedhje që u shtynë pas debateve dhe përplasjeve mes mbështetësve të kandidatëve.

Pjesëmarrje e konsiderueshme pritet edhe në qarkun e Fierit. Në degën e Fierit janë 1750 anëtarë në listë aktive dhe sipas drejtuesve lokalë pritet të votojnë rreth 70% e tyre. Në Mallakastër, ku dega numëron 600 anëtarë, pjesëmarrja e pritshme llogaritet mbi 60%.

Edhe në Patos dhe Roskovec procesi po vijon pa probleme. Në Patos lista përfshin 620 anëtarë, ndërsa në Roskovec janë 710 anëtarë me të drejtë vote. Në të dyja degët pritet pjesëmarrje mbi 60%.

Në Lushnjë, ku lista e anëtarësisë përfshin rreth 2500 anëtarë, drejtuesit lokalë presin që pjesëmarrja të kalojë 55%, ndërsa edhe në Divjakë procesi po zhvillohet normalisht dhe pa incidente.

Ndërkohë, në disa degë të qarkut Fier, si Roskovec, Patos dhe Mallakastër, zgjedhjet për drejtuesit lokalë janë zhvilluar rreth tre javë më parë. Ndryshe paraqitet situata në Fier, Lushnjë dhe Divjakë, ku ende nuk janë zhvilluar zgjedhjet për kryetarët e degëve.

Në Fier, pas dorëheqjeve që pasuan rezultatin e dobët të PD-së në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me vendim të firmosur nga Sali Berisha dhe sekretari i përgjithshëm Flamur Noka, u ngrit një grup pune prej 43 anëtarësh për drejtimin e përkohshëm të degës.

Procesi i votimit po vijon i qetë edhe në Vlorë, ku rreth 1600 anëtarë të PD-së kanë të drejtë vote. Deri tani nuk janë raportuar problematika, ndërsa vihet re një pjesëmarrje e kënaqshme e anëtarësisë demokratike në të gjitha qendrat e votimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.