☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 July 2026
S&P 500 7,458 ▼1.01%
DOW 52,146 ▼0.77%
NASDAQ 25,520 ▼1.4%
NAFTA 84.07 ▲2.8%
ARI 4,009 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
₿ CRYPTO
BTC $63,918 ▼ -1.22% ETH $1,850 ▼ -1.02% XRP $1.0864 ▼ -0.88% SOL $75.8100 ▼ -0.41%
S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 84.07 ▲2.8 % ARI 4,009 ▼0.24 % S&P 500 7,458 ▼1.01 % DOW 52,146 ▼0.77 % NASDAQ 25,520 ▼1.4 % NAFTA 84.07 ▲2.8 % ARI 4,009 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022 EUR/USD 1.1428 EUR/GBP 0.8501 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 93.6996 EUR/MKD 61.5332 EUR/RSD 117.3318 EUR/TRY 53.9271 EUR/JPY 185.71 EUR/CAD 1.6022
20 Jul 2026
Breaking
Maqedonia

Sali: Provimin e Jurisprudencës është miratuar në vitin 2019, do të jepet edhe në gjuhën shqipe

Përfaqësuesit e Koalicionit VLEN zotohen se do ta zgjidhin çështjen e provimit të jurisprudencës që Qeverisjet e kaluara e lanë të hapur.

Sipas Zv/Kryeministrit të parë Bekim Sali, ajo që nuk u realizua për 25 vite, po realizohet me VLEN në Qeveri, dhe më në fundë Provimi i Jurisprudencës do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe, dhe se zëri i studentëve çdoher do të dëgjohet.

“Ligji aktual për Provimin e Jurisprudencës është miratuar në vitin 2019. Ata që sot përpiqen të bëjnë humor të zi dhe të dezinformojnë opinionin publik, në atë kohë kishin mundësinë ta parashihnin dhënien e provimit edhe në gjuhën shqipe. Fatkeqësisht, ashtu siç nuk e bënë për më shumë se dy dekada, edhe pas miratimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, nuk e realizuan këtë të drejtë. Sidoqoftë, atë që nuk e bënë për 25 vjet, sot po e realizojmë ne. Me VLEN në Qeveri, Provimi i Jurisprudencës do të mundësohet edhe në gjuhën shqipe. Ne mbajmë premtimet e dhëna. Ndërsa të tjerët përhapin të pavërteta, ne vazhdojmë të punojmë në interes të qytetarëve dhe studentëve. Krahas kësaj, po punohet intensivisht edhe për provime të tjera profesionale dhe shtetërore, me qëllim që edhe ato të mundësohen në gjuhën shqipe. Provimi i Jurispodences do jepet edhe ne gjuhën shqipe”, – thonë nga kabineti i zv/Kryeministrit të parë, Bekim Sali.

Ndryshe provimi i jurisprudencës jepet në pesë sesione të provimit. Kandidati që ka filluar dhënien e njërit prej provimeve, duhet ta kalojë pjesën teorike në tre sesione të provimit të njëpasnjëshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.