☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,084 ▲ +0.06% ETH $1,880 ▼ -0.22% XRP $1.0010 ▼ -0.18% SOL $75.4300 ▲ +0.03%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Kosova

Simiq rikthen narrativat nacionaliste gjatë fushatës: Kundërshtarët politikë i krahason me “tradhtarë” historikë

Nënkryetari i Lista Serbe, Igor Simiq, ka përdorur retorikë të fortë nacionaliste gjatë një tubimi elektoral, duke krahasuar kundërshtarët politikë me figura historike që në narrativën nacionaliste serbe konsiderohen simbol i tradhtisë.

Në fjalimin e tij, Simiq iu referua betejës së Kosovës dhe figurave mesjetare serbe, duke bërë dallimin mes atyre që, sipas tij, populli serb i nderon dhe atyre që i konsideron tradhtarë.

“Populli ynë i kujton të gjithë ata. Edhe Brankoviqët, edhe Jugoviqët, edhe Obiliqët, edhe Hrebeljanoviqët. Brankoviqëve nuk u kemi ngritur kurrë përmendore, ndërsa Obiliqëve po. Kurrë nuk i kemi kujtuar dhe kënduar atyre që janë larguar nga rrënjët e tyre”, deklaroi ai.

Deklarata të tilla janë interpretuar si përpjekje për të etiketuar kundërshtarët politikë brenda komunitetit serb si “tradhtarë”, duke përdorur referenca historike dhe mitologjike që kanë luajtur rol të rëndësishëm në mobilizimin nacionalist serb gjatë dekadave të fundit.

Simiq vazhdoi me mesazhe që lidhen me pretendimin se Kosova mbetet vendi i vetëm ku serbët mund të ndihen “në shtëpinë e tyre”.

“Kjo është një betejë për të gjithë ata që kanë ikur – që të kthehen, sepse vetëm këtu janë në shtëpinë e tyre”, tha ai.

Në të njëjtin fjalim, ai falënderoi aktivistët e Listës Serbe, duke pretenduar se ata janë përballur me ndalime, identifikime dhe arrestime jo për shkak të shkeljeve ligjore, por për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

“Ata janë keqtrajtuar, legjitimuar dhe arrestuar jo sepse janë kriminelë, por sepse janë serbë të ndershëm që mbajnë me krenari flamurin e tyre trengjyrësh”, deklaroi Simiq.

Retorika e përdorur nga zyrtari i Listës Serbe vjen në një periudhë fushate zgjedhore dhe rikthen narrativat e viteve ’90, kur kundërshtarët politikë dhe zërat kritikë shpesh stigmatizoheshin si tradhtarë të interesave kombëtare.=

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.