🌧️
Tiranë 6°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.35 ▼1.2%
ARI 4,387 ▲0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,690 ▼ -3.76% ETH $2,059 ▼ -5.23% XRP $1.3601 ▼ -4.04% SOL $86.5700 ▼ -5.61%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.35 ▼1.2 % ARI 4,387 ▲0.25 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.35 ▼1.2 % ARI 4,387 ▲0.25 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Dënim i fuqishëm ndërkombëtar i vrasjes së britanikut nga ISIS-i

d-euml-nim-i-fuqish-euml-m-nd-euml-rkomb-euml-tar-i-vrasjes-s-euml-britanikut-nga-isis-i_hdKryeministri britanik, David Cameron, e ka dënuar fuqishëm vrasjen e punëtorit humanitar, Alan Henning, duke thënë se ajo tregon se sa “barbarë dhe të neveritshëm” janë militantët e Shtetit Islamik (IS).

Ai, më tutje, theksoi se Britania do të bëjë çdo gjë të mundshme “për t’i zënë këta vrasës dhe për t’i dërguar para drejtësisë”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, nëpërmjet një kumtese, tha se Amerika e dënon fuqishëm “vrasjen brutale” të britanikut, Alan Henning.

Zoti Obama ka theksuar se Henning kishte punuar për ta përmirësuar jetën e popullit në Siri dhe se vrasja e tij është edhe humbje për ta, për familjen e tij dhe për Britaninë.

Mëtutje, presidenti amerikan, Barack Obama, tha se së bashku me Britaninë dhe aleatët e tjerë, Shtetet e Bashkuara do të punojnë për t’i hedhur para drejtësisë ata që janë përgjegjës për vrasjen e britanikut.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, është shprehur i tmerruar me këtë vrasje, duke u përkushtuar për ndihmë në gjetjen dhe sjelljen e autorëve të vrasjes para drejtësisë.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara “e ka dënuar fuqishëm vrasjen e neveritshme dhe qyqare”.

Një video e publikuar mbrëmë në Internet e tregon një grup të militantëve të Shtetit Islamik duke e vrarë me prerje koke të rrëmbyerin britanik, Alan Henning, 47 vjeçar.

I ndjeri Henning, që ishte shofer dhe punëtor vullnetar humanitar, ishte zënë në Siri më 26 dhjetor të vitit të kaluar, pak kohë pasi e kishte kaluar kufirin nga Turqia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.