Deputetët janë nën urdhër… s’kanë gisht!
Dje gjithë ditën, dhe sot me mëngjez, mediat po buçasin per lista emërimesh te arsimtarëve nga deputetet në rrethin e Lushnjes. Dy ditë më parë po ashtu një listë tjeter u publikua me emrime të politikanëve në zyren e tatimeve… Po kështu, dy vjet më parë një birbo pa fytyre, pa emer, pa numer në LSI, therriste nga një podium se po nuk rekrutuat vota për zgjedhje, do tu heqim të gjithëve nga puna!!! Kjo tashmë është e ditur.
Si ne shërbimin civil, si në shërbimin diplomatik, biles edhe ne sherbimin ushtarak politika eshte ne ballë per emerime. Po te jete sherbim, ose e zgjidh deputeti ose e zgjidhin me lart me koncesion. Kjo puna e emrimeve s’behet ndryshe ne kete vend. Le te buçase kush te doje. Nga shtypi deri te Banka Boterore qe ka paguar leket per implementimin e ligjit te Sherbimit Civil ne kete vend. Nga dhjetori i vitit 1999 kur kaloi ky ligj per here te pare, jane hedhur qindra mijra euro per zbatimin e ligjit… dhe se fundi Maliqi e zgjidh kete pune.
Ne vitet 2000-2005 punoja si Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Rendit (keshtu quhej atehere) Problemet e krimit, kishin sjelle shqetesime ne çdo strukture te rendit. Buxheti nuk dilte. Kishim mjaft veshtiresi.Probleme kishim edhe me femijet familjeve te policeve te vrare ne detyre. Shqetesimi u be publik ne komunitet. Ne perpjekjen per te zbutur veshtiresite ekonomike, nje biznesmen mori persiper per tu paguar familjeve nga nje rroge modeste per shkollimin e femijeve. Kur nje dite me bie telefoni.Nje drejtues i larte i shtetit pasi u interesua per mbarevajten e ketij problemi me urdheron:
Te perzgjidhen 5-6 femije te policeve te vrare ne detyre dhe pasi te kontaktoni me filan ambasador shqiptar te nisen femijet ne shtetin X per shkollim!
Si urdheron- u pergjigja, pa u menduar fare.
Menjehere, pas ketij urdheri, mora masat. Njoftova ambasadorin, dhe personelin per te bere perzgjedhjen e femijeve qe do shkonin per studime ne shtetin perendimor. Puna filloi, por…nuk korra sukses. Ambasadori bashkë me ftesen e OJQ-se qe kish shprehur deshiren per ti shkolluar nga vendi prites, kishte vene dhe kritere pranimi. Kriteret ishin: fëmijet duhet të kishin njohuri në nivelin mjaftueshem te gjuhës angleze, te kishin mbaruar klasen e tete, dhe te kishin edhe 2000 dollare per pagesen e udhetimit dhe shpenzimeve te javeve te para, Me tej i trajtonin ato. Me keto kritere nuk gjeje kerkund ne gjithe vendin edhe pas vajtjes vete ne cdo qark te vendit.
Pas nje muaji përpjekje të lodhshme, me bie serisht telefoni nga titullari urdhërues.
Biseda filloime kerkese llogarie:
Do punosh apo si e ke hallin! – më thotë me ze të larte.
Po punoj- i thashë me zë të ulët.
Ku janë fëmijët e policëve të vrarë që do të nisen -thotë
Nuk është e mundur, kanë vëne kritere te pamundura-i them
Gjeji, ose ik ti- më thotë
Si urdhëron- ja kthej
Se kuptoj- vazhdon Ai, edhe si gjen edhe: Si urdhëron- më thua!
Po, i pergjigjem. Me keto kritere edhe gjenden, po nuk janë fëmijë të policëve të vrarë- i them
Atëhere si do i gjesh?
Meqë i kërkoni JU, do i gjej me këto kritere dhe… do tu vras babain vetëm që urdhëri të zbatohet- i them së fundi.
Situata u bë qesharake. Udhëheqësi nuk foli më. Ma kujtonte më vone si barcalete ngjarjen.
Kjo histori mu kujtua sot, kur pashë listat me emrime të arsimtareve në Lushnje.
Deputetët janë nën urdhër…s’kanë gisht!