Kosova

Deputetët kërkojnë rivarrosjen e eshtrave të Isa Boletinit në Mitrovicë

Vendimi për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Vlorë ka nxitur diskutim në mes të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kundërshtuan një vendim të tillë të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Deputeti nga radhët e LDK-së Sadri Ferati, ka thënë që vendimi për rivarrimin e eshtrave të Isa Boletinit ka qenë vendim i ngutshëm dhe si i tillë duhet të rishqyrtohet.

Për Feratin eshtrat e heroit Isa Boletini duhet të prehen në vendlindjen e tij e jo në Vlorë.

Për këtë çështje diskutoj në emër të grupit parlamentar të AAK-së shefja e grupit Donika-Kadaj-Bujupi, i cila tha se zhvendosja e eshtrave të Isa Boletin në Vlorë fletë për maturinë e ekzekutivit të vendit, të cilët me veprimet e veta po i fyejnë jo vetëm të gjallët por edhe të vdekurit.

Sipas saj rivarrimi i eshtrave të Isa Boletinit po bëhet në Vlorë për disa arsye, e të cilat Kadaj-Bujupi tha se qeveria e di mirë.

Ndërsa në pikën jashtë rendit të ditës, në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes foli ish lideri i saj Albin Kurti, i cili tha se mos diskutimi për ngjarjet e fundit në Kumanovë, pas kërkesës së subjektit të tij për debatë në senacën e djeshme, dëshmon për atë se deputetët e Kuvendit të Kosovës, si përfaqësues të popullit nuk përfaqësojnë atë as sa për sy e faqe.

Sipas Kurtit ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë për qëllim pakësimin e popullësisë shqiptare atje, që aktualisht kalon edhe çerekun e popullësisë së përgjithshme në Maqedoni. Sipas tij ngjarjet e fundit i kanë konvenuar më së shumti Gruevksit dhe Vuciqit.

Pikërisht për këtë cështje foli në emër të Nismës edhe deputeti Zafir Berisha i cili tha se për situatën e krijuar së fundmi në Maqedoni, përgjegjësia bie mbi ata që kanë deklaruar se ishin në dijeni që një situatë e tillë do të pasonte në këtë shtet.

Berisha madje kërkoi dorëheqjen e ministrit të Punëve të Brendshme Skender Hyseni, i cili sipas Berishës nuk është angazhuar për ngjarjen e Kumanovës, për të cilën ai ditë më parë pati thënë se ishte në dijeni që do të ndodhte.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button