Politika

Deputetët, rol të rëndësishëm në bashkëqeverisjes me njerëzit 

Në prezantimin e raportit të grupit të punës për veprimtarinë parlamentare, deputeti Taulant Balla theksoi se “ndryshimi që ne duhet të bëjmë në marrëdhëniet e qytetarëve me deputetët, është domosdoshmëria e një ngritje të një rrjeti kombëtar të zyrave të deputetëve”. “Prej shtatorit zyrat e PS-së në rrethe të shndërrohen dhe adaptohen në zyra të deputetëve të qarkut. Synimi ynë është që në çdo zonë të administrimit zgjedhor, të kemi zyrën e deputetit përkatës”, tha Balla.

Sipas tij, “deputeti zhvillon takime me zgjedhësit jo më pak se një ditë në javë”. “Kjo ka qenë në rregullore, por ka qenë opsionale, ndërsa që sot do të bëhet e detyrueshme”, shtoi Balla.

Deputeti i grupit parlamentar të PS-së, sipas Ballës ka një rol të rëndësishëm në procesin e ri të bashkëqeverisjes me njerëzit. “Ai  duhet të organizojë takime informuese dhe dëgjesa”, shtoi ai.

“Kemi deputetë aktiv në zonat zgjedhore, por realiteti i deritanishëm tregon se përfaqësuesit e zgjedhur nuk mund t’i trajtojnë dot plotësisht. Ndaj merr rëndësi shumë të veçantë identifikimi i mekanizmave në këtë përpjekje tonën të përbashkët. Deputetët duhet të ushtrojnë të gjitha të drejtat që i ka dhënë Kushtetuta. Deputeti takohet periodikisht me zgjedhësit, ose kur e kërkojnë ata. Deputeti ka të drejtë të ushtrojë vetë kontrollin e zbatimit të ligjeve, ka të drejtë të marri pjesë në analiza të organeve të qeverisjes vendore. Këto të fundit njoftojnë deputetët për kalendarin e mbledhjes. Drejtuesit e ministrive presin çdo deputet dhe deputetët kanë të drejtë të kërkojnë shpjegime dhe të marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë”, tha Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button