🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 93.41 ▼17.3%
ARI 4,825 ▲2.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,733 ▲ +4.86% ETH $2,251 ▲ +7.7% XRP $1.3790 ▲ +5.49% SOL $84.4200 ▲ +6.38%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.41 ▼17.3 % ARI 4,825 ▲2.99 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.41 ▼17.3 % ARI 4,825 ▲2.99 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Deputeti gjerman: Djegia e mandateve e gabuar, PD të hyjë në zgjedhje

Deputeti i Bundestagut, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Çështje të Bashkimit Europian, Christian Petry e ka cilësuar djegien e mandateve nga opozita si një hap të gabuar.

Në një takim me gazetarët nga ambasada gjermane, Petry i ka bërë thirrje PD-LSI dhe partive të tjera opozitare që të hyjnë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Petry theksoi se “pas bisedave vazhdova të konstatoj vështirësitë që ekzistojnë në raportin mes qeverisë dhe opozitës”.

Petry gjithashtu nënvizoi punën e strukturave ligjzbatuese në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.

Petry shtoi se Shqipëria po bën përpjekje të mëdha në reformimin e shtetit të së drejtës.

“Shqipëria përpjekje të mëdha në reformimin e shtetit të së drejtës. Një sistem i qëndrueshëm sa i përket sigurisë, një administrate funksionale janë kushte për zhvillim ekonomik”, tha ai.

“Situata e zhvillimit të këtij vendi apo kultura politike e këtij vendi ka qenë në rritje dhe ndaj për mua si deputet i Bundestagut gjerman është e vështirë të kuptoj vendime të tilla si ajo e daljes nga parlamenti. Ashtu si edhe kritikat e ngritura për mua nuk janë shumë të kuptueshme”, tha Petry.

“Si parlamentar i bindur unë nuk e konsideroj si një hap të saktë dhe hap të duhur vendimin për braktisjen e parlamentit. Sepse kësisoj i shmangen një procesi demokratik dhe mund të shfrytëzojnë vetëm instrumente që janë jashtë parlamentit”, tha deputeti gjerman.

“Në takimet me përfaqësuesit e politikës mbështeta bindjen time për të gjetur një rrugë në mënyrë që ky proces të hyjë në rrugën e normalitetit. Në takime promovova në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhjet lokale veçanërisht të Partisë Demokratike”, the Petry.

Deputeti i Bundestagut theksoi se, bllokimi i jetës politike ndikon edhe në aktivitetin e shoqërisë civile”.

“Gjatë bisedës që pata me përfaqësuesit e shoqërisë civile thanë se kjo bllokadë e jetës politike ndikon për keq dhe në aktivitetin e tyre”, tha ai.

Petry tha se çelja e negociatave dhe procesi i reformave do të konsolidohet më tepër.

“Jam i bindur se në ndërmarrjen e hapit të radhës për çeljen e negociatave procesi i reformave do të konsolidohet më tepër në rrugën e tyre. Ata do të angazhohen në procesin e reformave me më tepër fuqi. Alternativa tjetër ishte që të realizoheshin njëherë reformat më pas të hapeshin negociatat, por unë nuk mendoj se kjo do të ishte e duhur. Ndërmarrja e hapit të radhës pas hapjes së negociatave nuk do të thotë se rruga e mbetur do të jetë e lehtë”, tha Petry.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.