☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 109.52 ▼1.81%
ARI 4,711 ▲0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,179 ▲ +3.4% ETH $2,137 ▲ +4.79% XRP $1.3461 ▲ +3.73% SOL $81.9100 ▲ +2.81%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.52 ▼1.81 % ARI 4,711 ▲0.67 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 109.52 ▼1.81 % ARI 4,711 ▲0.67 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Deri në 2020-n, do të punësohen 116 mijë vetë

Strategjia

Premtohet renditja në 50 vendet më të mira për të bërë biznes

ahmetaj

Ministria për Zhvillimin Ekonomik ul stekën e qeverisë, e cila premtonte 300 mijë vende pune për katër vjet. Në strategjinë e zhvillimit të biznesit dhe të investimeve, ministria parashikon hapjen e 116 mijë vendeve të punës në sektorin jobujqësor deri në vitin 2020.

Renditja

Strategjia do të mbështetet në radhë të parë në përmirësimin e klimës së biznesit. Renditja e Shqipërisë në “benchmarking global” do të jetë një tregues transparent dhe i matshëm për suksesin e zbatimit të strategjisë që do të bazohet në vlerësimet e raporteve ndërkombëtare. Kështu, raporti i BB-së “Doing Business” merret nga qeveria si referencë kryesore. “Mbetet një synim dhe ambicie e qartë e qeverisë për t‟u renditur midis 50 më të mirëve në të gjitha pikat kyçe të renditjes globale për lehtësinë e të bërit biznes dhe konkurrueshmërisë e lidershipit në Europën Juglindore”, theksohet në këtë dokument. Ministria ka edhe pika të tjera referimi, që janë: indeksi i konkurrueshmërisë globale; indeksi i politikave të SME-ve i BE-së; indeksi i lirisë ekonomike etj.

Klima e biznesit

Në këtë kuadër, premtohet se, deri në vitin 2020, do të reduktohet koha e hapjes së një biznesi nga pesë ditë që ishte në 2013, në dy ditë. Gjithashtu, do të shkurtohen procedurat për hapjen e një biznesi nga pesë në dy; reduktohen ditët për marrjen e licencave të ndërtimit nga 436 ditë në 35 ditë; përmirësohet shërbimi për pagimin e taksave online etj.

Inovacioni dhe grantet

Për SME-të inovative dhe sipërmarrjen parashikohet: krijimi i një inkubatori teknologjik të biznesit;

krijimi i tre klasterave të reja; mbështetja e 300 bizneseve me informacione e grante për inovacionin; krijimi i programit për mbështetjen e 100 bizneseve të udhëhequra nga gratë nëpërmjet kredive me interesa të ulëta; krijimi i programit për mbështetjen e rreth 400 bizneseve të reja (start up), nëpërmjet fondeve grant dhe kredi me interesa të ulëta; krijimi i fondit për mbështetjen e 470 bizneseve kreative, sidomos ato në fushën e artizanatit me grante.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.