🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.23 ▲0.8%
ARI 3,924 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,460 ▼ -0.43% ETH $2,286 ▼ -0.02% XRP $1.2876 ▲ +2.98% SOL $93.2400 ▼ -0.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.23 ▲0.8 % ARI 3,924 ▼1.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.23 ▲0.8 % ARI 3,924 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Derrat e egër zbresin në arat e Pollogut, banorët vjelin nën frikë, kërkojnë masa për shkak të rrezikut

Ajo që më parë shihej si problem vetëm në zonat malore, tashmë u është afruar portave të shtëpive në rajonin e Pollogut.

Uji dhe ushqimi i bollshëm në arat me misër e shalqi, po tërheqin derrat e egër nga malet e Tetovës.Banorët tregojnë se kafshët me peshë mbi 100 kilogramë lëvizin lirshëm në pika të ditës, pa u trembur nga prania e njeriut.

“Ata janë që muaj më parë, dëmet kanë qenë në zonën industriale, atje ka pasur dëme në misër e kopshte. Kurse tash, pasi kjo pjesë këtu ka ujë, po vijnë këtu. Para dy orësh u paraqitën dy derra të egër, atje te pema djali axhës, në misër e bostan. I thyejnë e i hanë. Është më e keqja se mund të sulmojnë ndonjë person, sidomos fëmijët. Ishin shumë të mëdhenj, mbi 100 kilogramë. Janë këtu afër, brenda në misër dhe nuk dimë si t’i largojmë”, deklaroi Idriz Iljazi, banor.

Mungesa e ushqimit në zonat malore i ka shtyrë këto kafshë të egra drejt tokave bujqësore të kësaj zone. Situata bëhet edhe më alarmante për shkak se stina e vjeshtës kërkon prani më të madhe të bujqve në arë për vjeljen e prodhimeve, ndërsa lëvizja e tyre tashmë bëhet me frikë.

“Rreziku më i madh është se mund t’u bëjnë dëm njerëzve, sidomos fëmijëve. Derrat e egër nuk tremben, i pashë vetë me sytë e mi nga një distancë prej rreth 50 metrash. Ato janë shfaqur këtu sepse në pjesët malore nuk kanë çfarë të hanë, ndërsa këtu ka gjelbërim dhe strehohen më lehtë. Kërkojmë nga institucionet përkatëse të marrin masa dhe t’i largojnë”, tha Idriz Iljazi, banor.

Banorët e Pollogut apelojnë me urgjencë te autoritetet kompetente dhe shoqëritë e gjuetisë që të ndërmarrin hapa për largimin e këtyre kafshëve, para se të ndodhë ndonjë incident me pasoja për njerëzit. /tv21

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.