☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,828 ▼ -0.03% ETH $2,239 ▲ +0% XRP $1.1639 ▼ -1.32% SOL $89.7200 ▼ -0.49%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Desailly, “sparkatë” e dyfishtë: Leao nuk është lider, Bastoni as sa gjysma e Maldinit

Marsel Desailly, ish-mesfushor i Milanit në periudhën 1993-1998, ka folur së fundi për kohën e tij me fanellën kuqezi, Paolo Maldinin dhe formën aktuale të Rafael Leaos. Në serinë e fundit të “The Italian Football Podcast”, francezi 58-vjeçar ka prekur dhe tema të tjera.

“Leaon nuk mund ta kritikosh, sepse ditën që e bën ai luan jashtëzakonisht mirë dhe ti mbetesh pa fjalë. Në 5 sekonda fshin gjithë negativitetin që i ke adresuar. E dimë 100% që nuk ka vazhdimësinë e nevojshme dhe që nuk është një lider në gjendje të përballojë gjithë sezonin, si Messi apo Neymar. Është një lojtar shumë i rënsdësishëm, por nuk mund të jetë pikë referimi për gjithë sezonin”, – tha Deailly për portugezin e Milanit.

Më tej ai dha mendimin e tij për krahasimin e Bastonit me Maldinin: “Bastoni nuk është as sa gjysma e Maldinit dhe e kërkon Barcelona. Ka qenë konstant, kjo po. Tek Interi ka bërë gjithmonë mirë, pavarësisht se kush ka qenë trajneri. Nuk e konsideroj një lider të nivelit ndërkombëtar, por një lojtar që di të përshtatet në sistemin e lojës.

Ky është limiti i tij. Me leximin që i bën lojës ka kontribuuar në fitimin e kampionatit nga Interi këtë sezon. Por në nivel ndërkombëtar besoj se ka një kufi. Jashtë Italisë nuk luhet me të njëjtin sistem. Krahasimi me Maldinin? Luan në të majtë, por e thashë, nuk është as gjysma e tij”.

Francezi komentoi edhe finalen e Championsit me Milanin e tij kundër Barcelonës: “Fjalët e trajnerit Capello na ndihmuan shumë. Ai nuk foli në hotel, por në dhomën e zhveshjes. Ishim lojtarë të nivelit ndërkombëtar. Të thoshe se Milani nuk kishte asgjë speciale, ndërkohë që po fitonim Serinë A, na dha një motivim të jashtëzakonshëm. Capello dhe stafi i tij u treguan shumë inteligjentë për të na dhënë adrenalinën e duhur për të bërë diferencën”.

The post Desailly, “sparkatë” e dyfishtë: Leao nuk është lider, Bastoni as sa gjysma e Maldinit appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.