Dëshmitari i dytë i prokurorisë në gjyqin e Artan Grubit për ‘Lotarinë’ nuk tregoi ku gabuan të akuzuarit
Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, prokurorët morën në pyetje dëshmitarin e dytë të prokurorisë, por nuk u sqarua ku konkretisht kanë gabuar nëntë të akuzuarit
SHKUP – Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit, dy prokurorët e Prokurorisë Themelore Publike të Shkupit, Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçeski, morën në pyetje dëshmitarin e dytë të prokurorisë në çështjen kundër Artan Grubit dhe tetë të akuzuarve të tjerë për “Lotarinë”, siç njofton sdk.mk.
Por, edhe pas dëshmisë së tij, nuk u bë e qartë se ku konkretisht kanë gabuar të akuzuarit në prokurimin e aparateve të lojërave të fatit për Lotarinë shtetërore.
Dëshmitari Dimovski, i cili më 6 qershor 2023 e kishte propozuar këtë informacion si pikë shtesë të rendit të ditës, nuk arriti t’u përgjigjet pyetjeve kyçe të prokurorisë mbi përgjegjësinë e të akuzuarve.
Sipas mbrojtjes, shuma prej 9,7 milionë eurosh, e përmendur në hetim, nuk përbën përvetësim dhe nuk është dëm — ato para nuk janë vjedhur.
Çështja lidhet me tenderin për makinat e lojërave të fatit të Lotarisë shtetërore, ku ndër të akuzuarit është edhe ish-drejtori Përparim Bajrami, ndërsa në procedurë përmendet edhe emri i kompanisë “Kazinos Austria”.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.