🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 94.66 ▼16.19%
ARI 4,874 ▲4.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $71,923 ▲ +4.25% ETH $2,241 ▲ +5.85% XRP $1.3736 ▲ +3.68% SOL $85.2500 ▲ +6.63%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.66 ▼16.19 % ARI 4,874 ▲4.04 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 94.66 ▼16.19 % ARI 4,874 ▲4.04 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dëshmitë e rrjetit të Balilit: Do hapnim dyqan sufllaqesh në Holandë

Duke dëshmuar në hetuesi se shkëmbimet e tyre të dyshimta nuk ishin gjë tjetër veçse plane tregtare për eksporte karpuzi dhe blerje dyqanesh me sufllaqe në Holandë, shumica e 15 të arrestuarve, anëtarë të një prej rrjeteve më të mëdha të trafikantëve të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi, e më pas në vendet e Europës, i drejtuar dhe financuar nga i ashtuquajturi “baron i Ballkanit”, Klement Balili, kanë mohuar akuzat ndaj tyre.
aaaaSipas 59-vjeçarit Thomas Aleksakis, që akuzohet se bashkë me Dhimitër Potin organizonin nga Brukseli rrjetin në Europë, ose për të depozituar përkohësisht sasitë e drogës, ose për t’i shitur atje, ka deklaruar se synimi i tij ishte koordinimi i importeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore nga Greqia dhe vendet e treta për në Holandë.
Edhe 59-vjeçari Mihail Sofronas, specialist për xhepat e kamionëve ku fshihej lënda narkotike, në deponimin e tij thekson se udhëtimet e shumta në Holandë kishin për synim blerjen e një dyqani sufllaqesh.
Por nga ana tjetër, Jorgos Alifantis bashkëpunëtor kryesor i Balilit, ka pohuar se kishte përgjegjësinë e marrjes në dorëzim të ngarkesës para se ta niste për në Europën Qendrore dhe Veriore dhe ka pranuar bashkëpunimin e tij në lidhje me trafikimin e ngarkesës prej 673 kg hashash nëpërmjet Zakinthos.
Ai ka deklaruar madje edhe emrat e tre shtetasve shqiptarë të cilët i ka njohur në 2015 në qytetin e Fierit, me të cilët është marrë vesh për hollësitë e transportit të drogës.
Gjithashtu edhe një pjesëtar tjetër i grupit 33-vjeçari Charalampos Patsiavouras, disa herë shofer i ngarkesave me lëndë narkotike drejt Europës, ka pohuar se njihte prej pesë vitesh bashkëpunëtorin e Balilit , Jorgo Alifantin, i cili i kishte propozuar disa kohë më parë të transportonte në kamionin e tij hashash nga Shqipëria në Holandë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.