☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.22 ▲1.24%
ARI 4,412 ▲0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,918 ▲ +3.55% ETH $2,157 ▲ +5% XRP $1.4214 ▲ +3.34% SOL $91.4700 ▲ +5.99%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.22 ▲1.24 % ARI 4,412 ▲0.1 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.22 ▲1.24 % ARI 4,412 ▲0.1 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Dështoi edhe sot seanca plenare për ndryshimet kushtetuese

Kryeministri Zaev dhe Besa e Kasamit nuk arritën t’i tejkalojnë dallimet rreth kërkesave të tyre. Jozyrtarisht mësohet se problem për mos arritjen e marrëveshjes është mos futja e gjuhës shqipe në Ligjin Kushtetues. Nga Besa thonë se presin përgjigjen e kryeministrit Zaev. Megjithëse marrëveshja vështirë të arrihet, Zaev pranon se për kërkesat e Besës mund të gjindet zgjidhje e duhur. 

Në esencën e Besës është që përmes formulimit “maqedonase/qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore”, të mos lihet përshtypja se shqiptarët, turqit, serbët, vllahët, boshnjakët, romët dhe të tjerët në shtet, do të jenë “maqedonas”. Kjo është esenca. Këtu gjenden aspektet teknike të zgjidhjes. Sigurisht që shtetësia është “maqedonase”, me “maqedonase” ashtu edhe do të mbetet. Në fund padyshim, Besa nuk kërkon të ndryshohet identiteti apo diç ngjashëm. Megjithatë që shqiptarët dhe bashkësitë tjera etnike të mos jenë “maqedonas”, sepse nuk janë maqedonas, ata janë shqiptarë të Maqedonisë, janë turq të Maqedonisë, serb të Maqedonisë. Ky është formulimi që gjendet” – u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër 

Zaev nuk është i sigurtë në 80 numrat e nevojshëm. Në rast se dështon votimi i ndryshimeve kushtetuese, i pari LSDM-së do të thirrë Këshillin Qendror të partisë për të diskutuar përgjegjësinë, megjithatë nuk ndan detaje nëse përgjegjësia nënkupton dorëheqjen e tij apo kërkimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. 

S’mund të them në këtë moment se a kemi 80. Ditët janë të numëruara. Pse? Sepse procedura ka nisur. Ja sot, varësisht nga diskutimi, mund të zhvillohet dhe më së voni mund të votohet nesër. Unë besoj se duhet votuar sot amendamenti 1. Opozita e VMRO DPMNE-së në krye me Mickoskin nuk është aty, kështu që logjika thotë se duhet votuar, dhe nëse nuk votohet, atëherë kjo është kjo, përgjegjësinë për procesin do ta mbajmë të gjithë, megjithatë është vendimi i deputetit, secili e din përgjegjësinë e vet dhe do të jetojmë me këtë përgjegjësi” – theksoi  Zoran Zaev, Kryeministër

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi u shpreh i vendosur se pa sigurimin e numrave të nevojshëm nuk do të nisë procedura e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Seanca plenare pritet të vazhdojë ditën e premte. 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.