Dështon seanca për masën e sigurisë ndaj administratorit të inceneratorit të Elbasanit, mungojnë avokatët
Bojkoti i avokatëve dështon seancën për caktimin e masës së sigurisë për Leli Kajan, administratorin e inceneratorit të Elbasanit, i arrestuar nga SPAK.
Seanca ishte caktuar për këtë të enjte, në orën 12:00, me gjyqtar Bib Ndrecën, por në sallë nuk u paraqit asnjë avokat, as ata nga lista kryesisht. Seanca u shty për nesër, në orën 09:00.
Leli Kaja, administratori i inceneratorit të Elbasanit, i arrestuar nga SPAK për korrupsion në vlerën e 400 mijë lekëve, rrezikon të lirohet nga qelia pas skadimit të afatit 72-orësh nga momenti i vënies në pranga.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.