☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,890 ▼ -1.48% ETH $2,226 ▼ -0.93% XRP $1.3360 ▼ -1.37% SOL $82.6900 ▼ -2.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

DETAJET e takimit tre ditor: Nga lakrori me dy petë, nga dëshira e Nikos Kotzias për të punuar si profesor në Korçë

Per 3 dite me radhe dy ministrat e Jashtëm te Shqipërisë e Greqisë, Ditmir Bushati e Nikos Kotzias kane negociuar per problemet mes dy vendeve, disa prej te cilave datojnë dhjetëra vite me pare.

Në Korçë, dy delegacionet janë ulur përballe njeri tjetrit me ore te tera per te gjetur zgjidhje per problematika qe prekin nga patentat e pensionet e shtrihen deri tek heqja e ligjit te luftës apo përcaktimi i kufirit detar: Nikos Kotzias me nje gote coca cola përpara e Ditmir Bushati me nje gote uje me limon.

Sa here qe kishte nje qasje apo këndvështrim te ri, delegacionet respektive ngjiteshin nje kat me lart në hotelin ku u mblodhën, per te shqyrtuar dosjet ne dhoma te veçanta, këtu pala greke e këtu pala shqiptare.

Por nëse pak informacion mbërriti deri tek mediat per negociatat shqiptaro –greke: ishte me e thjeshte per te mësuar e kuptuar përshtypjet e shefit te diplomacisë greke Kotzias per Korcen.

Mbrëmjen e se premtes Kotzias vendosi te ece ne këmbe per te njohur me mire qytetin.

“Duke përfituar edhe nga fakti qe nje pjese e madhe e delegacionit grek nuk kishte qene ndonjëherë, pra e kishin herën e pare qe vizitonin qytetin e Korces, une u përpoqa t’ju shpjegoja shkurtimisht se cfare përfaqëson Korça; nje nga qendrat me te rëndësishme historiko-kulturore te vendit”, shprehet kryebashkiaku Sotiraq Filo, për Vizion Plus

Restoranti dhe menuja u përzgjodhën qe te përfaqësonin traditat me te mira te zonës, pikërisht tek “Pazari i Vjetër”

“Menuja ishte e larmishme, kryesisht gatime tradicionale ku përfshihej lakrori me dy pete, salca e fshatit, kërnacka, petulla te fshira.

-Te shoqëruara me cfare pijesh?

Vere e zonës, raki e pjekur. Gjithashtu shoqërohej me serenate korçare, me nje grup me kitare dhe atmosfere ne sfond ishte shume e kënaqshme.

-U kënduan vetem kënge korçare apo edhe greke?

-U kenduan edhe disa kënge greke, normalisht per t’u bere qejfin te dy palëve; edhe shqiptareve edhe grekeve.” 

Dhe Pas 3 ditësh qëndrimi ne Korçe, Kotzias si profesor  kishte edhe nje kërkese.

Do te kisha shume dëshire qe te vija e te jepja mesim ne qytetin e Korces, tha ai, pasi Kotzias është profesor ne universitetin e Athinës”, tregon Sotiraq Filo

Por përveç masave te shtuara te sigurisë, per qytetaret e Korces vizita e ministrit grek nuk e ndryshoi rutinën e kesaj fundjave, edhe pse historia e marrëdhënieve greko shqiptare i ben kurioze per rezultatin e bisedimeve.

Ne mesditen e së dielës, Kotzias u larguar nga Korça, por ndoshta ky qytet do te jete vendi ku do te zhvillohet takimi mes kryeministrit grek Cipras e atij shqiptar Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.