☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,377 ▲0.13%
DOW 45,412 ▲0.54%
NASDAQ 20,911 ▼0.18%
NAFTA 102.97 ▲3.34%
ARI 4,568 ▲0.96%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,138 ▲ +1.18% ETH $2,055 ▲ +3.16% XRP $1.3407 ▲ +1.33%
S&P 500 6,377 ▲0.13 % DOW 45,412 ▲0.54 % NASDAQ 20,911 ▼0.18 % NAFTA 102.97 ▲3.34 % ARI 4,568 ▲0.96 % S&P 500 6,377 ▲0.13 % DOW 45,412 ▲0.54 % NASDAQ 20,911 ▼0.18 % NAFTA 102.97 ▲3.34 % ARI 4,568 ▲0.96 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Dhuna ndaj Strazimirit, mungon Ndoka dhe Ndreu, prokuroria kërkon të sillen me forcë në gjyq

Është mbajtur sot në Gjykatën e Lartë seanca e 3-të për konfliktin e ndodhur në ambjentet e Parlamentit, mes deputetëve socialistë Pjerin Ndreu, Arben Ndoka me atë demokrat Gent Strazimiri.

straizimir-473x257Në seancë munguan dy deputetët e akuzuar nga Strazimiri e PD, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu, të cilët nuk kanë paraqitur asnjë shkresë mbi arsyen e mungesës. Ata u përfaqësuan nga avokatët. Në këto kushte prokuroria ka kërkuar sjelljen e tyre me forcë në gjykatë për të dëshmuar, nëse refuzojnë thirrjen e gjykatës, por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata dhe u vendos mbajtja e një tjetër seance gjyqësore.

Në seancën e sotme dëshmoi deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu, e cila shfaqet edhe në videon e ngjarjes duke ndarë deputetët.

Deputetja Spahiu ka deklaruar se ndodhej me disa libra në dorë në drejtim të bibliotekës kur ndodhi sherri. Sipas saj Ndoka i është afruar Strazimirit, në dukje miqësisht, por më pas e ka goditur.

Spahiu nuk dha detaje se çfarë është biseduar mes tyre: “Sepse isha në fund të korridorit”, mësohet të ketë thënë ajo në sallën e gjyqit. Zonja Spahiu tha se nuk ka arritur të shohë më goditje.

Ndreu më herët ka deklaruar se vetëm e ka prekur Strazimirin.

Në seancë ishin thirrur për të dëshmuar edhe deputetët Cara dhe Prenga, por nuk janë paraqitur për të dëshmuar.

Reagon Halimi pas seancës

Pas përfundimit të seancës ka reaguar në një prononcim për mediat deputeti demokrat, Eduard Halimi, duke thënë se proçesi po zvarritet qëllimisht nga deputetët socialistë.

“Zvarritja e proçesit po vjen nga mungesa e qëllimshme e disa deputetëve të cilët janë thirrur nga gjykata dhe sot Prokuroria me të drejtë kërkoi shoqërimin e tyre të detyrueshëm në rast se vazhdojnë ta zvarrisin këtë proçes”, tha ai duke nënvizuar se ajo që bie në sy është përpjekja e avokatëve, “por dhe kolegëve që duan të bëjnë avokatin, e dy deputetëve të cilët kryen krimin e goditjes për shkak të detyrës në sallën e parlamentit”.

Në fjalën e tij Halimi i bëri thirrje sërish gjykatës të proçedojë me shpejtësi.
, ndërsa tha se PD do ta monitorojë deri në fund këtë proçes.

“PD i kërkon edhe sot gjykatës që të proçedojë me shpejtësi, të përfundojë proçesin dhe të zbardhë një orë e më parë vendimin ku atë që e panë të gjithë shqiptarët, krimin e rëndë të goditjes,agresionit të dy deputetëve dhe të japë dënimin siç parashiokohet nga ligji dhe Kushtetuta e vendit.

Ne do të vazhdojmë të monitorojmë proçesin deri ditën kur do të jepet vendimi ashtu sikurse i kemi kërkuar edhe gjykatës edhe prokurorisë që edhe dëshmitarë të tjerë, deputetë të tjerë, kolegë të tjerë të cilët kanë marrë pjesë gjatë ngjarjes të marrin pjesë në proçes, sepse atë që e kanë parë të gjithë shqiptarët, goditjen, krimin e goditjes ndaj deputetit Strazimiri vetëm deputetët e PS dhe avokatët e tyre nuk e kanë parë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.