Kronika
Dhuna në familje, dy të arrestuar në Kukës e Prrenjas
Dy persona janë arrestuar nga policia për dhunë në familje, duke i shkaktuar lëndime të afërmve të tyre.
Në Kukës është vënë në pranga 25-vjeçari Armand Hallaçi, pasi ka goditur me grushta në fytyrë të atin, Z. Hallaçi, 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta..
Një tjetër rast është shënuar në Prrenjas, ku 40-vjeçari Ruzhdi Veizi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij E. Veizi, 34 vjeçe. Kjo e fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndaj të dy personave rrëndon akuza e dhunës në familje.