☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,404 ▲0.55%
DOW 45,586 ▲0.93%
NASDAQ 21,020 ▲0.34%
NAFTA 102.25 ▲2.62%
ARI 4,562 ▲0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,798 ▲ +2.12% ETH $2,074 ▲ +4.23% XRP $1.3481 ▲ +1.84% SOL $84.6300 ▲ +3.66%
S&P 500 6,404 ▲0.55 % DOW 45,586 ▲0.93 % NASDAQ 21,020 ▲0.34 % NAFTA 102.25 ▲2.62 % ARI 4,562 ▲0.83 % S&P 500 6,404 ▲0.55 % DOW 45,586 ▲0.93 % NASDAQ 21,020 ▲0.34 % NAFTA 102.25 ▲2.62 % ARI 4,562 ▲0.83 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Sporti

Dhuna në Serbi, Blater: E dënoj ashpër ngjarjen

Blater-371x350Presidenti i FIFA-s Sep Blater, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ka dënuar incidentin e mbrëmshëm në stadiumin “Partizan” të Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, kur ndeshja u ndërpre nga gjyqtari anglez Atkinson për shkak të dhunës së tifozëve serbë ndaj lojtarëve të kombëtares.

Numri një i FIFA-s ka dënuar sjelljen e huliganëve sllavë dhe ka bërë apel që futbolli të mos përdoret për mesazhe politike.

“Dënoj ashpër dhe me forcë atë që ndodhi mbrëmë në Beograd, – ka shkruar Blater. – Futbolli nuk duhet përdorur asnjëherë për mesazhe politike”.

Ndërsa delegati i UEFA-s, Herri Bin, e ka cilësuar ngjarjen në Beograd si një “situatë të për keqardhje”. Përfaqësuesi i organizmit të futbollit evropian, ka theksuar se ndeshja nuk mund të vazhdonte me atë situatë.

“Për të gjithë këtë situatë që është për keqardhje, ne do të raportojmë, – u shpreh Bin. – Unë, gjyqtari dhe këshilltari i sigurisë kemi parë gjithçka. Të gjithë e kanë parë se çfarë ndodhi dhe nuk mund të komentoj për atë se kush duhet të fajësohet. Rrethanat shkuan deri aty sa ndeshja nuk mund të vazhdohej. Ne do të raportojmë gjithçka dhe është UEFA ajo që do të vendosë për masat që duhen marrë”, – u shpreh Herri Bin pak pas ndërprerjes së ndeshjes në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.