☁️
Tiranë 21°C · Vranët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.38 ▲1.32%
ARI 4,108 ▼1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $82,533 ▼ -0.83% ETH $2,469 ▼ -1.34% XRP $1.3534 ▼ -0.62% SOL $105.0100 ▼ -1.37%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.38 ▲1.32 % ARI 4,108 ▼1.66 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.38 ▲1.32 % ARI 4,108 ▼1.66 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Politika

Dhuna në Zvërnec, Rama: Kompania private e sigurisë nuk do punojë më në Shqipëri!

Kryeministri Edi Rama u shpreh se shteti ka reaguar në mënyrë të menjëhershme për atë që ndodhi në protestën e Zvërnecit.

“Sjellja e kompanisë së sigurisë ishte e neveritshme dhe jo më pak e neveritshme ishte sjellja e drejtuesve të sigurisë vendore, gjë për të cilën ka pasur reagim të menjëhershëm nga ana e lidershipit të Policisë së Shtetit, qoftë me shkarkimin e drejtorit të Policisë së Vlorës dhe vendosjen nën hetim të gjithë zinxhirit, heqjen e licencës së kompanisë, arrestimin dhe ndjekjen penale të sigurisë. Nuk di se çfarë tjetër mund të bëjë shteti. Nuk ka asnjë relativizim të dhunës, edhe për atë relativizim, u kërkua ndjesë, u bë edhe shkarkimi dhe vendosja nën hetim e gjithë zinxhirit”, tha Rama, shkruan A2.

Sipas kryeministrit, nuk ka akoma studim mjedisor për projektin dhe “lufta nuk po bëhet me një gardh skandaloz me tela me gjemba, për të cilin kompania do të paguajë një gjobë të majme”.

“Pastaj, për dhunën, ajo kompania tjetër nuk do të punojë më në Republikën e Shqipërisë”, theksoi më tej Edi Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.