☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 31 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.36 ▼1.73%
ARI 4,593 ▲1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $73,941 ▲ +0.44% ETH $2,023 ▲ +0.22% XRP $1.3414 ▲ +0% SOL $82.7800 ▲ +0.43%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.36 ▼1.73 % ARI 4,593 ▲1.34 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9116 EUR/ALL 95.5012 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4677 EUR/TRY 53.4671 EUR/JPY 185.65 EUR/CAD 1.6085
31 May 2026
Breaking
Politika

“Dhunë e egër dhe e patolerueshme”, Erion Braçe akuzon Policinë e Shtetit për ngjarjet e djeshme në Vlorë: Krim!

Deputeti i PS-së Erion Braçe, akuzoi Policinë e Shtetit për dhunën që punonjës të një shoëqrie private që siguron punimet në Zvërnec ushtruan ndaj protestuesve dje pasdite.

Në një reagim në rrjetet sociale Braçe shprehet se kjo ishte një dhunë e egër, e papranueshme dhe një krim që u bë nën mosreagimin e Policisë së Shtetit, e cila, edhe pse ishte lajmëruar për protest, nuk e garantoi atë, duke u lënë rrugë të lirë dhunuesve të firmës private mbi protestuesit.

Reagimi

PER NGJARJEN NE #VLORE
EDHE DHUNE, E EGER MADJE;
E PAPRANUESHME, E PATOLERUESHME!
SI E TILLE ESHTE KRIM!
1. E vleresoj vendimin e Drejtorit te Pergjithshem te POLICISE per te pezulluar drejtorin e POLICISE ne Vlore;
Por nuk mjafton!

Aty eshte rrembyer nje protestues paqesor e qe thjeshte po fliste, ne sy te POLICISE, ne krah te POLICEVE, eshte goditur, eshte terhequr zvarre nga persona te pautorizuar e te pa njohur nga LIGJI!

Drejtori i POLICISE nuk ka gabuar ne informacion, por ka tentuar te fshehe nje FAKT PENAL, te rende madje;
PER KETE DUHET TE MBAJE PERGJEGJESI!

2. Ne PLAZHIN E DAJLANIT ishte lajmeruar ne POLICI se do te zhvillohej nje tubim, proteste etj. Kur merr nje njoftim te tille POLICIA E SHTETIT, merr masa te garantoje tubimin, protesten etj. Drejtori i POLICISE dhe trupat ne territor, NUK KANE GARANTUAR GJE!

Kane bere edhe ne keq-kane lejuar qe ne vendin e protestes te kete njerez me maska, pa asnje shenje identifikuese si element kyc per ti mbajtur pergjegjes ne rast te shkeljes se ligjit; per me keq, keta njerez jane shfaqur agresive, fyes e kercenues, te dhunshem deri ne acarim te situates-shihini pamjet se nuk eshte vec nje, por disa te tille.
PREZENCA E TYRE DHE AKTET E TYRE NDAJ PROTESTUESVE, MOSVEPRIMI I POLICISE NDAJ TYRE, CUAN KONFLIKTIN NE KONFRONTIM!

Pra, drejtori i POLICISE ne Vlore dhe trupat ne vendngjarje, jo vetem nuk garantuan tubimin, por lejuan nje pershkallezim te protestes per shkak te dhunes se njerezve me e pa maska.

E drejta e protestes paqesore eshte e drejte e fituar qe ne vitin 1990 ne kete vend dhe POLICIA eshte nje prej garanteve te saj.

* Nderkohe qe po shkruaj, mesoj qe personi qe qelloi protestuesin eshte arrestuar; ne fakt ne aktin e rrembimit te tij ishin tre, u bene kater me kete qe qelloi, mbeten dy per ta terhequr zvarre-PO KETA KU JANE?
Nderkohe, zinxhiri komandues i POLICISE ne Vlore eshte vene nen hetim disiplinor; akt i duhur edhe ky.

Por nese me policine ndodh kjo, po ky grupi i njerezve me te zeza a po hetohet? Nese jane roje sigurie te nje kompanie te licensuar nga SHTETI, a mund ta gezojne me kete privilegj? Dje i pane te gjithe se nuk sollen siguri, por dhune!

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.