☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.20 ▼0.3%
ARI 4,675 ▼0.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,149 ▲ +3.03% ETH $2,131 ▲ +3.68% XRP $1.3402 ▲ +2.17% SOL $82.0300 ▲ +2%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.20 ▼0.3 % ARI 4,675 ▼0.1 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.20 ▼0.3 % ARI 4,675 ▼0.1 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dhunë në Dibër/ Sulmohet me bomba molotov KZAZ, 1 gazetar dhe 6 policë të plagosur

Bomba molotov janë hedhur mbrëmjen e sotme në KZAZ-në nr.19 në Dibër. Protestuesit janë përleshur me policinë në përpjekje për të hyrë në ambientet e KZAZ-së. Top Channel raporton se nga përleshjet ka mbetur i plagosur një gazetar, por edhe gjashtë efektivë të policisë.
Protestuesit kundërshtojnë organizimin e votimeve në 30 qershor, ku opozita nuk merr pjesë.

Policia e Shtetit njofton se për shkak të incidenteve, në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale.

“Nisur nga situata e krijuar në KZAZ-n Nr. 19 në Dibër, ku  rreth 250 – 300 persona po vijojnë të sulmojnë punonjësit e policisë me sende të forta, kapsolla dhe bomba molotov, me qëllim depërtimin brenda ambjenteve të KZAZ-s, Policia e Shtetit iu bën thirrje organizatorëve që të distancohen menjëherë dhe të ndalojnë sulmin mbi forcat e rendit, pasi po rrezikojnë jetën e punonjësve të policisë. Në ndihmë të Policisë së Dibrës janë nisur Forcat e Lëvizshme Operacionale, të cilat do të bëjnë ndalimin e personave përgjegjës me qëllim përballen e tyre me ligjin. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mbrojtur objektet zgjedhore dhe do t’i përgjigjet me ashpërsinë e ligjit çdo sulmi ndaj punonjësve të Policisë dhe objekteve zgjedhore”, thuhet në reagimin e policisë.

Edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar për ngjarjen: “Verbëria e dhunës politike po sulmon sot me molotov KZAZ e vendosur në shkollën “Nazmi Rushiti” dhe Policinë në Dibër, nën drejtimin e përfaqësuesve të lartë të opozitës. Ligji do të veprojë pa asnjë mëdyshje ndaj çdo forme të krimit!”

Aktualisht protestuesit janë shpërndarë dhe situata përpara KZAZ paraqitet e qetë. Policia ka nisur mbledhjen e provave në vendngjarje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.