☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.91 ▼1.23%
ARI 4,050 ▲2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,399 ▲ +1.4% ETH $2,318 ▲ +1.68% XRP $1.2809 ▲ +0.06% SOL $92.7100 ▼ -0.23%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.91 ▼1.23 % ARI 4,050 ▲2.79 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.91 ▼1.23 % ARI 4,050 ▲2.79 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dhunuan punonjësin dhe grabitën me dhunë karburantin në Klos, arrestohen një ditë pas krimit 2 shokët! Njëri prej tyre&#

Dy të rinj janë arrestuar pas zbardhjes së grabitjes me dhunë të një pike karburanti në Klos, ku u vodh xhiroja ditore.

Ngjarja ndodhi në orët e para të 3 nëntorit, rreth orës 01:10, kur dy persona ushtruan dhunë ndaj punonjësit të karburantit dhe i morën atij paratë e turnit.

Pas hetimeve, policia identifikoi dhe arrestoi dy të dyshuarit, njëri banues në Klos dhe tjetri në Tiranë. Operacioni i koduar “Koordinimi” u zhvillua në bashkëpunim me strukturat policore të Dibrës dhe Tiranës.

Njoftimi i Policisë Mat:

“Zbardhet vjedhja me dhunë e xhiros ditore të një pike karburanti në Klos.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”.

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Mat, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër dhe Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë Dibër.

Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 01:10 të datës 03.11.2026, kanë marrë njoftim se në Klos, dy shtetas të paidentifikuar kishin ushtruar dhunë ndaj punonjësit të një pike karburanti, shtetasit S. M., dhe më pas i kishin vjedhur një shumë parash (xhiron e turnit).

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, në bashkëpunim me ato të DVP Dibër, kanë organizuar punën për zbardhjen e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, u bë i mundur identifikimi i dy autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 6 Tiranë, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve :

-J. L., 22 vjeç, banues në fshatin Dars, Klos

– M. D., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësit të karburantit dhe më pas i kanë vjedhur xhiron e turnit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.