☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 28 July 2026
S&P 500 7,434 ▲0.28%
DOW 52,799 ▲1.13%
NASDAQ 24,894 ▼0.15%
NAFTA 79.44 ▼3.84%
ARI 4,027 ▼1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $63,735 ▼ -1.98% ETH $1,909 ▼ -1.78% XRP $1.0596 ▼ -3.17% SOL $73.9200 ▼ -2.54%
S&P 500 7,434 ▲0.28 % DOW 52,799 ▲1.13 % NASDAQ 24,894 ▼0.15 % NAFTA 79.44 ▼3.84 % ARI 4,027 ▼1.22 % S&P 500 7,434 ▲0.28 % DOW 52,799 ▲1.13 % NASDAQ 24,894 ▼0.15 % NAFTA 79.44 ▼3.84 % ARI 4,027 ▼1.22 %
EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1379 EUR/GBP 0.8552 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.7934 EUR/MKD 61.4942 EUR/RSD 117.4532 EUR/TRY 53.8741 EUR/JPY 186.27 EUR/CAD 1.6057
28 Jul 2026
Breaking
Politika

Dialogu me Serbinë, Rama: Vendos fatin e shqiptarëve për 30 vitet e ardhshme

Nga studioja e emisionit “Opinion” mbrëmjen e së enjtes, Rama bëri thirrje që të gjithë liderët shqiptarë në nisin një proces gjithëpërfshirës konsultimesh në mënyrë që ky shans të mos humbet.

Lidhur me deklaratat e Presidentit Thaçi, i cili është shprehur për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi dhe për dialogun Prishtinë-Beograd, “edhe me Ditmirin ne bëjmë shumë debat për këtë. Debati që bëjmë me njëri tjetrin, sepse është debat shumë i madh ky. Unë flas me shumë njerëz, jo politikanë po edhe shumë të tjerë, për të pasur fokus, se nuk është punë amatorësh kjo. Kjo kërkon realisht shumë profesione, shumë ekspertizë, shumë dashuri për këtë vend, këndej dhe andej bjeshkëve dhe mbi të gjitha kërkon vizion strategjik. Për sa i përket çfarë kam folur konfidencialisht, po e them prapë, kjo është një dilemë, nuk diskutohet. Ky është një moment historik, unë nuk e diskutoj që ky është një moment historik. Dhe tema kë një peshë shumë të madhe. Zgjedhja që ne bëjmë sot, për ta braktisur fare, për ta kthyer mbrapa, për ta çuar përpara, do të vendosë 30 vitet e ardhshme, jo për Kosovën, por për të gjithë shqiptarët.”

Lidhur me kundërshtimin e Gjermanisë dhe Merkelit sidhe lëkundshmërinë e SHBA-ve përballë një marrëveshjeje të mundshme Kosovë-Serbi për shkëmbim territoresh, Rama tha se “Merkeli është liderja e Europës, unë jam lideri i Shqipërisë. Merkel është absolutisht e saktë në shqetësimin e saj, unë e kam shqetësimin e saj, por nuk kam hallin e të gjithë Europës, kam si fillim hallin e shqiptarëve.

Unë jam shumë i qartë se ne jemi përpara një shansi historik dhe kemi më shumë gjasa ta humbasim sesa ta fitojmë nëse sillemi si amatorë. Këtë di unë. Por unë nuk jam as presidenti as kryeministri i Kosovës dhe të them të drejtën nuk e kam zili fare pozicionin që ndodhet Thaçi.

 

1 Koment

  • Martin 21 September 2018, 12:17

    Nuk ka kompromiss Z Rama.
    Kufijt w Kosoves nuk duhet te ndtyshojne. Dhe pike

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.