☁️
Tiranë 14°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,616 ▲ +0.35% ETH $2,253 ▲ +1.2% XRP $1.2557 ▲ +0.81% SOL $96.0500 ▲ +1.21%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Cilat janë kërkesat e gjeneratës Z gjermane që po mobilizohen në protesta?

BERLIN,, 31 tetor /ATSH/ – Mijëra të rinj pritet të marrin pjesë në protesta në disa qytete të Gjermanisë, në kuadër të nismës “Gen Z steht auf” (Brezi Z ngrihet), e cila kundërshton rritjen e kostos së jetesës, pabarazinë sociale, problemet në arsim dhe rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, shkrual ilmitte.ir.

Organizatorët bëjnë thirrje për protesta paqësore, duke deklaruar se frymëzohen nga demonstratat e fundit studentore në Francë, si dhe nga lëvizjet e të rinjve në Belgjikë dhe Spanjë.

Në qendër të kërkesave të tyre janë përmirësimi i kushteve në shkolla, kundërshtimi i politikave shtrënguese që prekin arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe shërbimet sociale, si dhe shqetësimi për rritjen e varfërisë dhe vështirësitë ekonomike.

Të rinjtë kritikojnë gjithashtu shpërndarjen e pabarabartë të barrës ekonomike, duke argumentuar se kostot po rëndojnë gjithnjë e më shumë mbi brezat e rinj dhe punonjësit, ndërsa kompanitë e mëdha vijojnë të realizojnë fitime rekord.

Një tjetër kërkesë kryesore e lëvizjes është kundërshtimi i rikthimit gradual të shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Organizatorët shprehen kundër përfshirjes së të rinjve në konflikte të armatosura që ata nuk i kanë zgjedhur.

Lëvizja e përkufizon veten si apolitike dhe thekson se protestat synojnë të bashkojnë të rinjtë përtej dallimeve partiake, duke vënë në plan të parë shqetësimet e tyre dhe të ardhmen e brezit të ri.

Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur përgatitjet për mbarëvajtjen e protestave. Në Berlin, policia po planifikon një angazhim të gjerë të forcave të saj në pritje të demonstratave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.