Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.56 ▲3.59%
ARI 4,422 ▼2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,567 ▼ -2.59% ETH $2,077 ▼ -5.01% XRP $1.3699 ▼ -3.56% SOL $88.0300 ▼ -4.85%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.56 ▲3.59 % ARI 4,422 ▼2.86 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.56 ▲3.59 % ARI 4,422 ▼2.86 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

Dialogu vjetor për ekonominë, në fokus kreditë, energjia dhe borxhi

Për herë të parë në Bruksel u mbajt dialogu vjetor për politikat ekonomike, ku përfaqësuesë të shteteve anëtare, Komisionit Europian e Bankës Qendrore Europiane, u mblodhën rreth një tryeze në selinë e Këshillit të BE-së me homologët e tyre nga Turqia, vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe Kosovën, si dhe eksponentë të bankave qendrore të rajonit.

Tirana përfaqësohej në këtë dialog me zëvendësministrin e Financave dhe numrin dy të dikasterit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë e Sipërmarrjes.

Programi për reformat ekonomike përfshin, nga njëra anë, përshtatjen fiskale e makroekonomike për periudhën afatmesme deri në 2017 dhe nga ana tjetër, reformat strukturore me të cilat vendi përballet për herë të parë.  Në konkluzionet e përbashkëta përfundimëtare Brukseli jep 8 rekomandime ndaj Shqipërisë.

“Në pjesën e parë fiskale dhe ato makroekonomike kanë të bëjnë me përmirësimin e kredive të këqija, që është në fokus të Qeverisë, ka të bëjë gjithashtu me rritjen e performancës në sektorin e energjisë elektrike, me uljen e borxhit publik, që dje u vendos 66% e GDP deri në 2017. Ndërsa në pjesën e dytë mbi reformat strukturore ka të bëjë kryesisht me lehtësimin e klimës së biznesit në Shqipëri, siç është përshembull  një hap i rëndësishëm bashkimi i Qendrës Kombëtare të Regjistrimit me Qendren Kombëtare të Liçensimit për të ofruar lehtësi ndaj biznesit, apo lehtësimi i dhënies së liçensave që përsëri do të ofrohet përmes një reforme të plotë që po ndërmerret nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Liçensimit; përmirësimi i vazhdueshëm i sistemit të përgatitjes profesionale, duke e lidhur atë me tregun e punës, dhe reforma të tjera strukturale si strategjia në fushën e transportit dhe strategjia në fushën e energjisë”- thotë Brunilda Paskali, Zëvendësministre e Ekonomisë.

Përveç kësaj kërkohet përmirësim me 5 pikë % në humbjet e rrjetit shpërndarës të energjisë, rritje e kualifikimit profesional, regjistrim kadastral i tokës dhe masa konkrete për rritjen e konsolidimit të tokës bujqësore.

Të njëjtin numër rekomandimesh Brukseli përcjell dhe për Malin e Zi, që mban pozicion udhëheqës në rajon, ndërsa numërohen 7 rekomandime për Serbinë, 10 për Kosovën, 9 për Maqedoninë,  11 për Bosnjen, dhe vetëm 4 ndaj Turqisë.

Tryeza e radhës për këtë dialog mbahet gjatë 2016, ku BE do të vërejë zbatimin e rekomandimeve të këtij viti.

Përgatiti Arta Tozaj

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.