🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,696 ▼0.78%
DOW 52,789 ▼0.13%
NASDAQ 26,312 ▼1.46%
NAFTA 99.29 ▲2.2%
ARI 4,079 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,731 ▼ -2.59% ETH $2,412 ▼ -2.58% XRP $1.3283 ▼ -2.3% SOL $105.1100 ▼ -1.79%
S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 % S&P 500 7,696 ▼0.78 % DOW 52,789 ▼0.13 % NASDAQ 26,312 ▼1.46 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,079 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

11 Janari: Dita e Republikës… që askush nuk e përmend!

Nga THOMA GËLLÇI

Në kalendarin e Shqipërisë ka një datë që duket se ka humbur mes pluhurave të harresës – 11 Janari, dita kur Shqipëria u shpall Republikë në vitin 1946. Një ngjarje që dikur kumbonte në kujtesën historike të vendit, sot kalon si një hije e padukshme mes propagandës politike, kronikave të përgjakura dhe fotove të liderëve në Instagram.

Dikur, në këtë datë, historianët flisnin për shpalljen e një epoke të re. Sot, politikanët janë shumë të zënë duke shpallur tendera, duke inauguruar rrugë që janë shtruar për herë të gjashtë, ose duke mbledhur like në rrjetet sociale. Republika? Një koncept shumë i komplikuar për TikTok-un e sotëm.

Kjo heshtje universale – nga qeveria, opozita, dhe mediat – është një testament i asaj që shqiptarët tashmë e dinë: kemi harruar jo vetëm historinë, por edhe vetë idenë e asaj që do të thotë Republikë. Në vend të një kujtimi për popullin, Republika është bërë një koncept abstrakt, si barazia, demokracia, ose autobusi urban që vjen në kohë – ekziston në teori, por jo në praktikë.

Pse askush nuk e përmend këtë datë? Ndoshta sepse kujton njerëzit për diçka të bezdisshme: se dikur Republika u shpall në emër të popullit, por sot ajo ekziston në emër të oligarkëve dhe klaneve politike. Festa e Republikës duket e papërshtatshme kur Republika vetë është kthyer në një “shpk”.

Nga ana tjetër, mediat janë shumë të zëna me lajme të tjera. Një influencer ka postuar një foto të re, një deputet është parë në Dubai, dhe një artist ka bërë një deklaratë kontroverse për politikën kulturore. Republika? Nuk klikon. Nuk shitet. Nuk ka “engagement”.

Mbase, në një mënyrë, kjo heshtje është simboli më i mirë për gjendjen aktuale të Republikës. Si vetë 11 Janari, ajo ekziston, por askush nuk e vë re. Dhe ashtu siç 11 Janari kalon pa u përmendur, edhe Republika kalon çdo ditë pa u ndjerë.

Gëzuar 11 Janarin, Republika jonë e harruar! Ndoshta, vitin tjetër, do të kujtohemi të bëjmë një postim… të paktën në Instagram.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.