☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,785 ▲2.54%
DOW 47,816 ▲2.64%
NASDAQ 22,704 ▲3.11%
NAFTA 94.64 ▼16.21%
ARI 4,787 ▲2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,635 ▲ +5.03% ETH $2,222 ▲ +6.55% XRP $1.3575 ▲ +4.26% SOL $83.5200 ▲ +5.84%
S&P 500 6,785 ▲2.54 % DOW 47,816 ▲2.64 % NASDAQ 22,704 ▲3.11 % NAFTA 94.64 ▼16.21 % ARI 4,787 ▲2.18 % S&P 500 6,785 ▲2.54 % DOW 47,816 ▲2.64 % NASDAQ 22,704 ▲3.11 % NAFTA 94.64 ▼16.21 % ARI 4,787 ▲2.18 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dibër, banorët e zonës nuk e duan Skavicën

Banorët e fshatrave që preken nga projekti i hidrocentralit të Skavicës, në Katund të Ri, protestuan këtë të hënë pikërisht në vendin ku mendohet të ndërtohet diga.

“Populli i Dibrës priste ndërtimin e Rrugës së Arbërit, kur papritur del Skavica. Një hidrocentral ogurzi i mbajtur mbi kokën e dibranëve për 40 e ca vjet”, tha një prej tyre.

Banorët u shprehën të shqetësuar për tokat e tyre, pemtarinë, por edhe pasuritë kulturore të zonës. Aty, thanë ata, ka vendbanime ilire, kisha të vjetra, kulla dhe xhami të shumë shekujve më parë.

Aty ndodhen edhe varret e të parëve, por më shqetësuese për banorët është shpërngulja e madhe e popullësisë nga zona që do përmbytet nga liqenet.

“Të japësh me konçesion një vepër apo t’i shesësh një copë tokë një shteti të huaj pa dijeninë e pronarëve dhe Parlamentit është shkelje e rëndë e Kushtetutës”, deklaroi Nazmi Drizi, kryetar i Shoqatës së Luginës së Drinit të Zi.

Në mbështetje të banorëve të zonës ishin edhe deputetë të opozitës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.