🌧️
Tiranë 6°C · Shi 26 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.40 ▼1.14%
ARI 4,392 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,745 ▼ -3.56% ETH $2,059 ▼ -5.06% XRP $1.3592 ▼ -3.91% SOL $86.3600 ▼ -5.75%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.40 ▼1.14 % ARI 4,392 ▲0.36 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.40 ▼1.14 % ARI 4,392 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Politika

Dibër, kandidati i së majtës; takime në Kalanë e Dodës

Fushata për zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit, në Bashkinë e Dibrës është zhvendosur në Kalanë e Dodës, ku kandidati i së majtës takoi zgjedhësit i shoqëruar nga deputeti Sadri Abazi dhe koordinatori socialist për qarkun, Damian Gjiknuri.
Asfaltimi i rrugës Ceren-Radomirë-Rade, ngritja e mirëmbajta e kanaleve të ujit vaditës, subvencionet  për  blegtorinë, krijimi i një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm (Ploshtan, Ceren), rregullimi i rrugës së fshatit Shullan dhe promovimi i turizmit ishin disa prej angazhimeve të marra përsipër nga kandidati Muharem Rama.
“Do të ndërtojmë një baxho, do të rrisim ndjeshëm fondet për blegtorinë falë mbështetjes së qeverisë. Duke qenë se kjo është një zonë turistike që vizitohet nga turistë të huaj e vendas, ne do të bëjmë realitet rrugën e Radomirës. Këtë projekt do ta zbatojmë me prioritet të madh për t’i ardhur në ndihmë zhvillimit të turizmit malor. Ne po realizojmë projektin e madh të rehabilitimit të bulevardit në Peshkopi, por pavarësisht se kundërshtari thotë po i çojnë lekët në bashki, prioritet për ne do të jenë zonat rurale, ku edhe përqëndrohet një pjesë e madhe e popullsisë”, deklaroi kandidati Rama.
Ndërkaq, Damian Gjiknuri theksoi se opozita e gjendur përpara faktit ku nuk ka çfarë thotë për kandidatin ka zgjedhur vetëm të shpifë. “Janë munduar të hedhin edhe baltë padrejtësisht për figurën e Muharemit. Në fakt, për mua ata kanë ofenduar popullin e Dibrës kur i thonë Muharemit trafikant droge. Normalisht, ju e njihni dhe ata tregojnë se nuk kanë çfarë të thonë fare për alternativën tonë dhe vetëm shpifin. Zgjedhjen e keni shumë të pastër dhe fati e ka ndihmuar që është numri 1 në fletën e votimit. Zgjidhni 1-shin dhe jam i sigurtë se Muharemi do të jetë vërtet 1-shi dhe shërbëtori juaj deri në fund”, u shpreh Gjiknuri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.